Barcelona përmbys Realin e Madridit në Jeddah dhe fiton Superkupën e Spanjës
Barcelona ka fituar Superkupën e Spanjës pas një përmbysje spektakolare në finale ndaj Real Madridit, duke e mundur me rezultatin 5-2 në një ndeshje të zhvilluar në King Abdullah Sports City në Jeddah të Arabisë Saudite.
Real Madrid kaloi i pari në avantazh me një gol të Kylian Mbappé në minutën e 5-të, por Barcelona reagoi fuqishëm, duke shënuar katër gola në pjesën e parë dhe duke përmbysur rezultatin në 1-4. Golat për Barcelonën në këtë periudhë erdhën nga Yamal L. (22′), Robert Lewandowski (36′), Raphinha (39′) dhe Alejandro Balde (45+10′).
Në pjesën e dytë, Barcelona vazhdoi dominimin e saj, ku Raphinha shënoi golin e pestë në minutën e 48-të për 1-5. Edhe pse Rodrygo arriti të ngushtonte diferencën për Realin me një gol nga goditja e dënimit në minutën e 60-të, rezultati përfundimtar mbeti 5-2, dhe Barcelona e ngriti lart trofeun e Superkupës së Spanjës.
Real Madrid 2-5 Barcelona
(Mbappe 5′, Rodrygo 60′ / Yamal 22′, Lewandowski 36′, Raphinha 39′, 48′, Balde 45+10′)

LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta