Champions League/ Juventus “fundos” City-n, fitojnë Milani, Barcelona dhe Arsenali
Juventusi u rikthye te fitorja në Champions League, duke mposhtur gjigantët e City-t me rezultatin 2-0 të cilët me këtë humbje rrezikojnë një eliminimin dramatik në këtë edicion të ri të Champions-it, teksa mbajnë vendin e 21 me vetëm 8 pikë të grumbulluar.
Goditja me kokë e Dusan Vlahovic dhe goli me breshëri e Weston McKennie në pjesën e dytë siguruan të tre pikët për vendasit, duke rritur shpresat e tyre për të kaluar automatikisht në fazën tjetër si një nga tetë skuadrat më të mira në fazën e ligës së kompeticionit ku për momentin ngjiten në vendin e 14-të me 11 pikë.
Barcelona, Arsenali dhe Milani kanë siguruar fitore në ndeshjet e sotme ku katalanasit kanë mbyllur me fitoren 3-2 sfidën në transfertë ndaj Borussia Dortmund, falë një dygolëshi të Ferran Torres i cili zgjidhi ndeshjen në fund. Ndërsa për Arsenalin ishte protagonist Saka pasi shënoi dy gola e dha asistin për të tretin në suksesin 3-0 ndaj Monacos.
Milani ka marrë një fitore të rëndësishme në “San Siro” përballë Crvena Zvezdës, duke siguruar pikë që e mbajnë në garën për një nga vendet në tetëshen e parë të Ligës së Kampioneve.
Rezultat e së mërkurës në Champions League
Atl. Madrid 3- 1 Slovan Bratislava
Lille 3 – 2 Sturm Graz
AC Milan – 2 – 1 Crvena zvezda
Arsenal 3 – 0 Monaco
Benfica 0 – 0 Bologna
Dortmund 2 – 3 Barcelona
Feyenoord 4 – 2 Sparta Prague
Juventus 2 – 0 Manchester City
Stuttgart 5 – 1 Young Boys

LEXONI GJITHASHTU:
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit