Champions League/ Inter merr humbjen e parë me Leverkusen, Reali mposht Atalantën

11 Dhjetor 2024 | 07:59

Mbrëmjen e së martës u zhvilluan nëntë ndeshjet e para të fazës së ligës për raundin e gjashtë të Champions League. Anglezët e Liverpool vijojnë të kryesojnë ndërkohë që Bayer Leverkusen i shkaktoi humbjen e parë Interit.

Reali i Madridit mori tre pikë shumë të rëndësishme duke fituar në transfertë përballë Atalantës me shifrat 3-2. Ndeshja spektakolare teksa nga minuta e parë luajti dhe Berat Gjimshiti. Kylian Mbappe kaloi në epërsi madrilenët pas dhjetë minutave lojë, para se De Ketelaere të vendoste ekuilibrat në pjesën e parë me penallti. Real shënoi dy gola në pjesën e dytë me Vinicius dhe Bellingham, teksa Lookman shkurtoi për 2-3 në minutën e 65-të.

Interi pësoi humbjen e parë në këtë edicion të Champions, duke u mposhtur nga Bayer Leverkusen i Granit Xhakës, ndërsa ishte Mukiele në minutën e 90-të që vendosi ndeshjen. 24 minuta luajti edhe Kristjan Asllani.

Liverpool fitoi 1-0 në Spanjë ndaj Gironas me golin e Salah në minutën e 63 nga penalltia. Anglezët prijnë kryesimin.

Bayern fitoi me rezultatin e thellë 5-1 përballë Shakhtar Donetsk, edhe pse e pa veten shpejt në disavantazh.

Të mërkurën zhvillohen nëntë ndeshjet e mbetura, ku spikat supersfida Juventus – Manchester City.

Rezultat e së martës në Champions League

Dinamo Zagreb 0 – 0 Celtic

Girona 0 – 1 Liverpool

Atalanta 2 – 3 Real Madrid

Bayer Leverkusen 1 – 0 Inter

Brest 1 – 0 PSV

Club Brugge KV 2 – 1 Sporting CP

RB Leipzig 2 – 3 Aston Villa

Salzburg 0 – 3 PSG

Shakhtar Donetsk 1 – 5 Bayern Munich

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026