Reshjet e shiut bllokuan kanalin në hyrje të Vlorës, ndërhyet me mjetet e ushtrisë

13 Janar 2025 | 09:31

Reshjet intensive të shiut të dielën në mbrëmje shkaktuan bllokimin e kanalizimit të ujërave në hyrje të qytetit të Vlorës.

Si pasojë, situata u përkeqësua dhe e bllokoi rrjedhën e ujërave, duke shkaktuar vështirësi në lëvizjen e mjeteve në rrugë.

Në mëngjesin e kësaj të hëne, dy mjete të rënda të ushtrisë filluan pastrimin e kanalit pranë hyrjes së bypassit.

Për momentin, dy mjetet e ushtrisë po punojnë për normalizimin e situatës dhe për të siguruar që kanalizimi të funksionojë normalisht, duke evituar përmbytje të mundshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026