Reshjet e dëborës, 30 shkolla në juglindje pa mësim
Reshjet e dendura të dëborës dhe kushtet atmosferike ekstreme kanë pezulluar procesin mësimor në 30 shkolla në juglindje të vendit.
Kjo ka prekur rreth 1100 nxënës, shumica e të cilëve në zonën e Pogradecit.
Shkollat e qendrave kryesore si Velçani (138 nxënës), Rodokali (145 nxënës), Proptishti (112 nxënës) dhe Trebinja (84 nxënës), si dhe disa shkolla të tjera në fshatra si Bishnica, Slabinje, Laktesh, Buzaishtë, Kriçkovë dhe Grunjas, janë mbyllur për shkak të dëborës së madhe që ka bllokuar rrugët dhe ka bërë të pamundur transportin e nxënësve.
Po ashtu, shkolla të tjera në Devoll dhe Korçë-Pustec, si ato në Vidëhovë, Arrzë, Vithkuq, Lubonjë dhe Panarit, kanë pezulluar mësimin për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike dhe vështirësive në aksesin për në shkolla.
Ndërhyrja për përmirësimin e situatës pritet të bëhet në ditët në vijim, në përpjekje për të mundësuar vazhdimin e procesit mësimor në këto zona të prekura.
LEXONI GJITHASHTU:
Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:46 Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve