English

Moti i keq, pezullohet përkohësisht mësimi në 77 shkolla

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ministria e Arsimit dhe Sportit njofton se, për shkak të situatës së vështirë të krijuar nga moti i keq, rekomandimeve të autoriteteve për emergjencat civile, si dhe raporteve nga zyrat vendore arsimore, të hënën, më 13 janar 2025, do të pezullohet përkohësisht procesi mësimor në 77 shkolla dhe degët e tyre vartëse.

- Advertisement -

Reshjet e dendura të dëborës dhe kushtet e vështira të motit e bëjnë të pamundur zhvillimin e mësimit.

Situata paraqet probleme të veçanta në disa shkolla në zonat e Bulqizës, Matit, Dibrës, Krujës, Hasit, Kukësit, Mirditës, Kurbinit, Pukës dhe të tjera. Procesi mësimor në këto shkolla do të pezullohet deri në një njoftim të dytë dhe do të zëvendësohet në javët në vijim.

Ky vendim është marrë për të siguruar sigurinë e nxënësve, mësuesve dhe personelit arsimor në zonat më të prekura nga moti i keq. Ministria e Arsimit dhe Sportit është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet vendore dhe shtabet e emergjencave civile për të monitoruar situatën dhe për të marrë masa të tjera, nëse do të vlerësohet e nevojshme.

Ne mbetemi të angazhuar për garantimin e sigurisë së nxënësve, mësuesve dhe personelit arsimor. Për çdo ndryshim në situatë, do të informojmë publikun.

Ftojmë prindërit dhe nxënësit të ndjekin njoftimet dhe udhëzimet e mëtejshme dhe të mbajnë kontakt të vazhdueshëm me drejtuesit e shkollave për informacion të nevojshëm.

Lista e plotë me shkollat ku ndërpritet mësimi

  1. Shkolla “Abdyrrahman Përmeti” Mat
  1. Shkolla 26 Korriku Bruç,Urakë,Rremull,Rukaj, Mat
  1. Shkolla “Rexhep Kërtuka” Mat
  1. SHMB Zall- Dardhë, Dibër
  1. Shkolla 9-vjeçare “Hasan Leka” Shumbat, Dibër
  1. Shkolla 9-vjeçare “Ibrahim Gjorgji” Radomire, Dibër
  1. Shkolla 9- vjeçare Selishte,Dibër
  1. Shkolla 9-vjeçare “Fiqiri Cani” Lishan i Poshtem,Dibër
  1. SHMB” Ajet Ndreu” Sllove, Dibër
  1. Shkolla “Arberia”, Bulqizë
  1. Shkolla “Rifat Manjani”, Bulqizë
  1. Shkolla “Shefqet Tançi”, Bulqizë
  1. Shkolla “Xhevdet Doda”, Bulqizë
  1. Shkolla “Asllan Keta”, Bulqizë
  1. Shkolla Demokracia, Bulqizë
  1. Shkolla “Ismail Jangulli”, Bulqizë
  1. Shkolla “Jashar Kola”, Bulqizë
  1. Shkolla “Ibrahim Daçi”, Bulqizë
  1. Shkolla “Man Jella”, Bulqizë
  1. Shkolla Gjorice e Siperme, Bulqizë
  1. Shkolla “Faslli Cami”, Bulqizë
  1. Shkolla “Elez Koçi”, Bulqizë
  1. Shkolla “Shaban Elmaz Ostreni”, Bulqizë
  1. Shkolla “10 Deshmoret”, Bulqizë
  1. Shkolla “Jani Fullani”, Bulqizë
  1. Shkolla e Bashkuar Shishtave Kukës
  1. Shkolla 9 vjeçare Kalimash,Kukës
  1. Shkolla 9-vjeçare Mamëz, Kukës
  1. Shkolla 9 vjeçare Orogjost, Kukës
  1. Shkolla 9-vjeçare Cinamakë, Kukës
  1. Shkolla Shën Mëri Kukës
  1. Shkolla e bashkuar Zapod, Kukës
  1. Shkolla 9-vjeçare Malqene,Ujmisht, Kukës
  1. Shkolla e Bashkuar Bushtrice, Kukës
  1. Shkolla 9-vjeçare Helshan,Has
  1. Shkolla 9-vjeçare Letaj Has
  1. Shkolla 9-vjeçare Metaliaj Has
  1. Shkolla 9-vjeçare Fajza Has
  1. Shkolla Metaliaj, Has
  1. Shkolla e mesme e bashkuar Golaj Has
  1. Shkolla Sejdi Dida, Has
  1. Shkolla 9-vjeçare Vlahen Has
  1. Shkolla 9-vjeçare Nikoliq Has
  1. Shkolla 9-vjeçare Tregtan Has
  1. 69-Shkolla e mesme Skenderbeu, Has
  1. Shkolla e bashkuar “Mark Jaku” Pukë
  1. Shkolla e Bashkuar “Nikoll Lleshi” Gjegjan, Pukë
  1. Shkolla Iballë, Pukë
  1. Shkolla Perlat Qender, Mirditë
  1. Shkolla 9- Vjeçare ” Mark Trokthi”, Kurbin
  1. Shkolla 9- Vjeçare ” Gjin Pjetri”, Kurbin
  1. Shkolla 9- Vjeçare Nr.3,Kurbin
  1. Shkolla 9- Vjeçare “Gjoke Elezi”, Kurbin
  1. Shkolla 9- Vjeçare, “Gjon Gjonaj”, Kurbin
  1. Shkolla 9- Vjeçare “Migjeni”, Kurbin
  1. Shkolla 9- Vjeçare “Besnik Syla”, Kurbin
  1. Shkolla 9- Vjeçare “Demokracia” , Kurbin
  1. Shkolla 9- Vjeçare “Ismail Dema”, Kurbin
  1. Shkolla 9- Vjeçare “Dan Bajrami”, Kurbin
  1. Shkolla 9- Vjeçare “Fran Pal Piroli”, Kurbin
  1. Shkolla 9- Vjeçare Milot, Kurbin
  1. Shkolla 9- Vjeçare “28 Nentori”, Kurbin
  1. Shkolla 9- Vjeçare “Cub Çapani”, Kurbin
  2. Shkolla 9- Vjeçare Shullaz, Kurbin
  1. Shkolla 9- Vjeçare Skuraj, Kurbin
  1. Shkolla 9- Vjeçare “Nike Tom Prela”, Kurbin
  1. Shkolla 9- Vjeçare Adriatik, Kurbin
  1. Shkolla 9- Vjeçare “Nikoll Miri”, Kurbin
  1. Gjimnazi “At Shtjefen Gjeçovi” Kurbin
  1. Gjimnazi “Arif Halil Sulaj” Mamuras
  1. Gjimnazi “At Shtjefen Kurti” Gorre
  1. Gjimnazi Milot
  1. Shkolla “Hamdi Mansaku” Tiranë
  1. Shkolla “Bahri Nela” Tiranë
  1. Shkolla “Zenel Bastari” Tiranë
  1. Shkolla “Vilëz” Tiranë
  1. Shkolla ShMB Shëngjergj Tiranë

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?