U vra të dielën në atentat, 56-vjeçari pronar i një mobilerie në Tiranë
13 Janar 2025 |
07:50
Bujar Nasufi, një 56-vjeçar humbi jetën në një atentat të dielën në mbrëmje në Tiranë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 20:40, pranë banesës së viktimës, në afërsi të Pallatit me Shigjeta ku ai u qëllua brenda makinës së tij, një Mercedes Benz C Class.

Autori, i maskuar me një kapuç, ka qëlluar dhe më pas është larguar me një motor të zi në drejtim të zonës së Selitës.
Pas goditjes, viktima ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në spitalin e Traumës.
Sipas burimeve paraprake viktima Bujar Nasufi kishte në pronësi një mobileri në zonën pranë vendit të ngjarjes.
Policia ka nisur hetimet dhe ka marrë në pyetje familjarët e viktimës për të zbuluar motivet dhe shkaqet që mund të kenë çuar në këtë krim.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës
- 17:33 Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë
- 17:23 Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion
- 17:17 Zbulohet kandidati përballë Flamur Nokës si Sekretar i Përgjitshëm për PD-në, Samir Korreshi pjesë e garës
- 17:12 Starmer ndërpret rrugëtimin si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar: Ky është fundi i udhëtimit tim politik