Zjarret në Los Angeles, të famshmit mobilizohen për të ndihmuar të prekurit

13 Janar 2025 | 16:14

Zjarret që prej disa ditësh kanë përfshirë Los Anxhelosin, ku qindra shtëpi janë djegur dhe mijëra njerëz janë evakuuar.

Përballë kësaj tragjedie, të famshëm po mobilizohen për të ndihmuar personat që janë prekur nga kjo situatë.

Mes shumë viktimave është edhe Paris Hilton, e cila zbuloi se shtëpia e saj në Malibu ishte djegur plotësisht.

E vetëdijshme për shkallën e krizës, kjo e fundit personalisht ka dhuruar 100 mijë euro ndihma ndërsa ka bërë me dije se ka hapur një fond emergjence për të mbledhur donacione për të mbështetur familjet e evakuara.

Kim Kardashian dhe Kanye West kanë financuar ekipe private zjarrfikëse për të mbrojtur pronën e tyre në Calabasas dhe shtëpitë fqinje.

Leonardo DiCaprio, i njohur për përkushtimin e tij ndaj mjedisit, ka bërë një donacion të konsiderueshëm për organizatat që punojnë në parandalimin e zjarrit dhe ripyllëzimin.

Ndërsa aktorja Halle Berry dhuroi të gjithë rrobat e saj për personat të cilët ngelën pa shtëpi.

Sharon Stone gjithashtu ka hapur shtëpinë e saj për ata që janë zhvendosur nga zjarret ndërsa ka ofruar dhe rroba, këpucë, lodra e krevate.

Charli XCX po përdor gjithashtu platformën  e saj për të mbledhur donacione ndërkohë që ka bërë thirrje ndjekësve të saj që të solidarizohen dhe të dhurojnë veshje apo ushqime për familjet në nevojë.

Ndërkohë Meghan Markle dhe Princi Harry duke shpërndarë furnizime dhe ushqime për të prekurit ndërsa hapën dhe dyert e shtëpisë për miqtë e tyre të cilëve iu dogj banesa si pasojë e flakëve. Gjithashtu ata kanë takuar nga afër dhe njerëzit të përfshirë nga kjo situatë.

Jennifer Garner gjithashtu ndihmoi në shpërndarjen e vakteve për ata që janë prekur nga zjarret.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 920

Numri i të vdekurve nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Venezuelën është rritur në 920, ndërsa numri i të plagosurve ka arritur në 3,360,...
21:13 | 26/06/2026

Agjencia detare e OKB: Evakuohen 115 anije nga Ngushtica e Hormuzit

Agjencia detare e OKB-së bëri të ditur se që nga e marta janë evakuuar rreth 115 anije dhe 2,500 detarë nga Ngushtica e Hormuzit, ndërsa...
20:50 | 26/06/2026

Trump kërcënon me tarifa 100% ndaj vendeve që taksojnë kompanitë amerikane

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar se do të vendosë tarifa prej 100% për importet nga çdo vend që miraton një taksë...
20:47 | 26/06/2026