Ministri Gjuriq: Serbia është e gatshme të mirëpresë një takim mes Trump dhe Putin
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, tha se Serbia është e gatshme të mirëpresë një takim të mundshëm midis presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, dhe presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.
“Serbia mund të luajë një rol të rëndësishëm si mikpritëse. Presidenti Vuçiç ka ndërtuar një reputacion ndërkombëtar, që na mundëson të jemi vend i takimeve të tilla”, tha Gjuriq.
Kremlini tha të hënën se nuk ka ende ndonjë përgatitje specifike për këtë takim, ndërsa një këshilltar i Trumpit tha se dy udhëheqësit pritet të bisedojnë përmes telefonit në ditët ose javët në vazhdim, raporton Reuters.
“Besoj se mund ta japim kontributin tonë dhe të luajmë një rol të vogël, por jo krejtësisht të parëndësishëm, dhe t’ua ofrojmë një gjë të tillë partnerëve tanë”, tha Gjuriq.
Serbia, aleate e Rusisë, është vendi i vetëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor, që nuk u është bashkuar sanksioneve të Perëndimit kundër Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës.
Por, ministri i Jashtëm tha se Serbia i ka marrë të gjitha masat për t’i shmangur trazirat në treg.
Ai gjithashtu theksoi se Serbia do të nisë dialogun strategjik me Shtetet e Bashkuara dhe e cilësoi këtë si një hap të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
LEXONI GJITHASHTU:
Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit
“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë
- 09:38 Do të votohet në nëntor, çfarë është taksa e propozuar për miliarderët në Kaliforni?
- 09:31 Koreja e Veriut teston sisteme të raketave, Kim Jong Un: Situata ndërkombëtare kërkon epërsi të plotë në forcën ushtarake
- 09:25 Vazhdojnë bisedimet Izrael-Liban në Uashington
- 09:20 Treni përplas makinën në Britani, humb jetën shoferja. Pasagjerja 8-vjeçare në gjendje kritike
- 09:18 Ndalimi i rrjeteve sociale për adoleshentët, Australia synon masa më të ashpra
- 09:07 Rikthehet MABCO në Aeroportin e Vlorës pas vendimit të Gjykatës së Lartë, pritet rinisja e punimeve