Vota e diasporës, sa është shifra e emigrantëve të regjistruar në 2 ditë

13 Janar 2025 | 16:21

Rreth 9 mijë emigrantë të regjistruar në vetëm 2 ditët e para, këto janë shifrat e para që ka prodhuar procesi i regjistrimit të votuesve nga diaspora në procesin e 11 majit.

Platforma e ndërtuar nga KQZ, ka nisur të funksionojë që prej të shtunës dhe në këto orë të para, kanë qenë të pakta problematikat që janë hasur nga përdoruesit të cilët kanë kërkuar asistencë nga stafi i KQZ.

Numri më i lartë i të regjistruarve është nga Italia, Greqia, Gjermania, Britania e Madhe dhe SHBA, vende ku edhe diaspora shqiptare është më e madhe.

Ndërkohë që qytetet nga ku ka më tepër emigrant që pritet të votojnë më 11 maj janë, Tirana, Durrësi, Fieri, Shkodra, Lushnja dhe Vlora.

Mirëpo edhe pse ka nisur faza e parë, ende nuk janë zgjidhur të gjitha problematikat për zbatimin e votës së diasporës. Antuela Male nga KRIK, thotë se për këtë çështje ka ende disa mangësi në legjislacion.

Sipas saj, vonesa në miratimin e akteve nënligjore për votën e diasporës ngre disa pikëpyetje mbi këtë proces.

Më herët gjatë fundit të vitit të shkuar dhe në ditët e para të 2025-ës kanë diskutuar rreth mundësive për të ndërhyrë në Kodin Zgjedhor. Këto ndryshime do të mundësonin afrimin e regjistrimin e kandidatëve dhe partive, çka do të bënte që fleta e votimit të prodhohej dhe dërgohej më shpejt votuesve të diasporës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026