Raporti i Jack Smith: Trump do të ishte dënuar po të mos ishte zgjedhur president

14 Janar 2025 | 09:29

Një raport i sapopublikuar nga Prokurori Special Jack Smith, i paraqitur në Kongresin Amerikan, dëshmon se ish-presidenti Donald Trump do të ishte dënuar për përpjekje të paligjshme për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, nëse ai nuk do të ishte rizgjedhur president në nëntor të vitit 2024.

“Provat e mbledhura ishin të mjaftueshme për të mbështetur një dënim në gjyq”, thuhet në raportin prej 137 faqesh, i cili detajon hetimet ndaj Trump.

Megjithatë, pas rizgjedhjes së tij dhe rikthimit në detyrë, ndjekjet penale janë ndërprerë, në përputhje me rregulloret e Departamentit të Drejtësisë, të cilat ndalojnë ndjekjen penale të një presidenti në detyrë.

Trump u akuzua për një sërë shkeljesh, përfshirë komplotin për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020, përhapjen e qëllimshme të pretendimeve të rreme për mashtrim zgjedhor dhe përpjekjen për të shfrytëzuar trazirat e 6 janarit 2021 në Kapitol.

Ai ka mohuar vazhdimisht çdo akuzë të ngritur ndaj tij, duke i cilësuar hetimet si të motivuara politikisht.

Pas publikimit të raportit, Trump deklaroi në platformën e tij “Truth Social”: “Provat janë të rreme dhe prokurori Jack Smith është një person i çmendur. VOTUESIT KANË FOLUR!!!”

Jack Smith, i emëruar si këshilltar special në vitin 2022 për të mbikëqyrur hetimet ndaj Trump, mblodhi dëshmi që e akuzonin atë për “përpjekje të paprecedentë për të mbajtur pushtetin në mënyrë të paligjshme.” Në raport përfshihen edhe akuza për mbajtje të paligjshme të dokumenteve të klasifikuara në rezidencën e tij në Mar-a-Lago, në Florida. Në lidhje me këtë çështje, bashkëpunëtorët e Trump, Walt Nauta dhe Carlos De Oliveira, janë ende nën hetim.

Gjykata ka ndaluar përkohësisht publikimin e plotë të raportit të Smith për të shmangur ndikimin e mundshëm në proceset gjyqësore kundër bashkëpunëtorëve të Trump.

Rikthimi i Trump në Shtëpinë e Bardhë ka ndaluar çdo veprim të mëtejshëm penal kundër tij. Raporti sqaron se Departamenti i Drejtësisë ndalon ndjekjen penale të një presidenti në detyrë, ndërsa thekson se në mungesë të rizgjedhjes, provat do të kishin mjaftuar për një dënim.

E ardhmja e çështjeve të tjera ligjore të lidhura me bashkëpunëtorët e tij mbetet ende e paqartë, ndërsa Gjykata do të shqyrtojë më tej publikimin e pjesës tjetër të raportit këtë javë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përplasja Trump-Spanjë në NATO, Sanchez: Me Trump folëm për Botërorin dhe pa tensione

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, tha se diskutoi për Kupën e Botës me presidentin amerikan Donald Trump gjatë Samitit të NATO-s në Ankara, duke shmangur...
16:56 | 08/07/2026

Presidenti turk takon kryeministrin britanik në Ankara për bisedime

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, u takua të mërkurën me kryeministrin britanik, Keir Starmer, në kryeqytetin Ankara. Takimi me dyer të mbyllura u zhvillua në...
16:50 | 08/07/2026

Trump kërcënon përsëri me sulme ndaj infrastrukturës kritike, përgjigjet Irani

Politikanët iranianë po i kundërpërgjigjen kërcënimit të Trump për të sulmuar ishullin Kharg, një qendër kyçe për eksportet iraniane të naftës. Ebrahim Rezaei, zëdhënës i...
16:43 | 08/07/2026