Erzeni nuk i trembet Dinamos, trajneri Luga: Jemi ekip me kualitet
E mërkura zbret në fushë 12 skuadra nga elita e futbollit shqiptar, por dhe Kategoria e Parë. Partizani, Egnatia apo Dinamo synojnë kalimin në fazën tjetër të kompeticionit, por dhe kundërshtarët e tyre që vijnë nga një ligë më poshtë nuk kanë ndërmend të dorëzohen.
Një prej tyre është Erzeni, që vijon përgatitjet në Tofik Jashari nuk urdhrat e teknikut Ergys Luga, me këtë të fundit që ka analizuar duelin e së mërkurës.
“Kjo ndeshje ka specifikën e vetë, përballemi me një ndër ekipet më të mira. Do të jemi vigjilentë e të bëjmë atë cka dimë të bëjmë ne, të tregojmë që ne jemi skuadër që kemi cilësi dhe nivel”, thotë trajneri i Eerzenit Ergys Luga.
Shijakasit në këtë sfidë do të jenë pa Durakun, por atmosfera paraqitet pozitive.
“Atmosfera është pozitive, e kemi marrë seriozisht, kemi objektiv të japim maksimumin e të fitojmë ndeshjen, dua përgjigje pozitive, provë maturie e lojtarëve të mi”, thotë trajneri i Eerzenit Ergys Luga.
Në anën tjetër dhe nëndetësja është stërvitur në Arbanë në prag të duelit, ashtu si Vllaznia në Loro Borici apo Partizani në “Arenën e Demave”.
FSHF bëri me dije se sfida mes Skënderbeut dhe Vorës nuk do të luhet në Korcë, por në Devoll për shkak të borës.
Pamjet e siguruara nga Euronews Albania konfirmojnë se stadiumi i korcarëve nuk është gati për këtë ndeshje, teksa edhe orari ka ndryshuar ku dueli luhet në orën 13.

LEXONI GJITHASHTU:
“Nuk jemi atraktivë”, Pogoni: Futbolli shqiptar është në informalitet
Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit
“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit