Ministrat e Europës: Objektivi i Tump për 5% të PBB-së është jorealist

14 Janar 2025 | 17:17

Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump u ka bërë thirrje 32 vendeve anëtare të NATO-s që të shpenzojnë 5% të ekonomisë së tyre për mbrojtje, dhe jo 2% që është objektivi aktual. Për ministrat e mbrojtjes të Gjermanisë, Francës, Britanisë, Italisë dhe Polonisë përmbushja e këtij objektivi është i vështirë, edhe pse planet për investime nuk do të ndalen.

Ministrat u takuan të hënën në Varshavë, për të diskutuar mbështetjen për Ukrainën dhe rritjen e prodhimit të armëve, ndërsa liderët evropianë po përballen me ndryshimet në politikën amerikane.

Më afër objektivit për të rritur shpenzimet në 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, është Polonia, por ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, e sheh pa dobi fokusimin e mbrojtjes ushtarake vetëm në përqindje.

Pistorius tha se, që Gjermania të ndajë 5% të PBB-së për mbrojtjen, do të nënkuptonte shpenzimin e mbi 40% të buxhetit të saj kombëtar, duke e quajtur atë një objektiv jorealist.

Më herët, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte deklaroi se shtetet anëtare do të duhet të gjejnë mënyra për të rritur blerjet e përbashkëta dhe përdorimin e infrastrukturës ekzistuese, ose të përballen me një rritje të shpenzimeve të mbrojtjes deri në 3.7% të PBB-së së tyre.

32 anëtarët e NATO-s janë zotuar të përmbushin objektivin për të shpenzuar 2% të PBB-së së tyre për mbrojtjen, por deri më tani vetëm 24 e kanë arritur këtë objektiv.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026