Rama flet nga Hungaria për rizgjedhjen e Trump: Mund jetë një gjë e mirë për Europën

7 Nëntor 2024 | 12:54

Kryeministri Edi Rama ka komentuar nga Hungaria, gjatë Samitit të Komunitetit Politik Evropian, rizgjedhjen e Donald Trump në Shtetet e Bashkuara.

Gjatë një prononcimi të shkurtër për gazetarët, Rama tha se Evropa dhe bota nuk duhet të tregohen histerike për rikthimin e Trump. Ai theksoi se, ndryshe nga pritshmëritë, NATO u bë më e fortë gjatë mandatit të parë të presidencës së Donald Trump.

“Kur u zgjodh herën e parë, të gjithë po dridheshin, sepse ndoshta NATO do të përfundonte, por NATO u bë më e fortë. Mos bëhemi histerikë para se të shohim realitetin dhe çfarë do të ndodhë”, tha Rama.

Kryeministri shtoi se zgjedhjet në SHBA mund të shërbejnë si mundësi për Evropën për të riformuar shumë gjëra. Ai theksoi se kjo mund të jetë një mundësi për ta parë botën ndryshe dhe për të ndryshuar Evropën.

“Besoj se ajo që është thënë dhe diskutuar përpara zgjedhjeve evropiane ka shkuar shumë larg, dhe ajo që ndodhi në SHBA mund të shërbejë si mundësi për të riformuar shumë gjëra, për ta parë botën ndryshe, për ta parë Evropën ndryshe. Europa po bëhet më e vjetër, ka nevojë për më shumë energji, për më pak rregullime dhe ndoshta është një mundësi për të vënë në lëvizje gjërat”, tha Rama.

Ai gjithashtu theksoi se SHBA-të janë shumë më të forta sesa çdo individ që është në Shtëpinë e Bardhë, dhe se ajo që mund të ndodhë në SHBA mund të ketë një ndikim pozitiv për Europën.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Amnistia Penale, 72 të dënuar lirohen sot nga burgu i Drenovës dhe Pojskës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026