Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë, reagon për herë të parë kryeministri Rama

6 Nëntor 2024 | 09:31

Kryeministri Edi Rama ka dërguar një mesazh urimi për Donald Trump, i cili është zgjedhur Presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Rama përshëndet fitoren e Trump dhe nënvizon rëndësinë e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA-ve.

Shefi i qeverisë në Tiranë thekson se mezi pret të punojë me Presidentin e 47-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të përmirësuar më tej partneritetin mes dy vendeve.

“Urime për DonaldTrump në këtë fitore të jashtëzakonshme! Ishte një nder i vërtetë të punoja përkrah Presidentit të 46-të të Shteteve të Bashkuara për të forcuar lidhjen mes dy vendeve tona. Mezi pres privilegjin e madh të punoj me Presidentin e 47-të për të përmirësuar më tej partneritetin tonë për paqe, prosperitet dhe përparim të mëtejshëm,” shkruan Rama në mesazhin e tij.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026