Osmani uron Donald Trumpin për fitoren: Mezi pres të punoj me administratën e re
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përshëndeti fitoren e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale amerikane.
Përmes një postimi në rrjetin social “X” Osmani uron në emër të të gjithë popullit të Kosovës Trump dhe zëvendësin e tij Vance për fitoren.
Osmani vlerëson marrëdhëniet SHBA-Kosovë dhe nënvizon se mezi pret të punojë me administratën e re për të thelluar marrëdhëniet mes dy vendeve.
“Në emër të popullit të Republikës së Kosovës, shpreh urimet tona të përzemërta për Donald Trump dhe james David Vance për zgjedhjen e tyre si President dhe Zëvendës President të Shteteve të Bashkuara.
SHBA-ja mbetet partneri i palëkundur dhe aleati i pazëvendësueshëm i Kosovës. Pres me padurim të punoj me Administratën e re për të thelluar më tej lidhjen tonë të veçantë dhe aleancën strategjike.
Zoti e bekoftë Amerikën, liderin e botës së lirë!”, shkruan Osmani në “X”.
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë