“Albini darkoi me Memlin”, eksperti: Bashkëpunimi varet nga rezultati zgjedhjeve

14 Janar 2025 | 22:13

Gjatë një bisedë në studion e emisionit “NOW me Erla Mëhillin”, eksperti i gjeopolitikës Kreshnik Osmani ka zbuluar disa detaje interesante rreth marrëdhënieve të liderëve të Kosovës, Albin Kurtit dhe Memli Krasniqit.

Sipas Osmanit, ka pasur një darkë mes dy liderëve të partive të ndryshme, ku është diskutuar për çështje politike.

“Kam informacione se Albin Kurti ka ngrënë një darkë me Memli Krasniqin të PDK-së. Darka ka shkuar mirë, kanë pasur një bisedë të mirë dhe kanë dalë të kënaqur. Madje, kanë ngrënë dhe ëmbëlsirë,” tha Osmani.

Megjithatë, Osmani theksoi se kjo marrëdhënie pozitive mes dy liderëve nuk do të ndikojë në rivalitetin politik mes partive. Sipas tij, konkurrenca politike mes tyre do të vazhdojë dhe përpjekjet për të fituar mbështetje do të mbeten të forta deri në fund të fushatës.

“Do të luajnë maksimalisht kundër deri në fund dhe çfarëdo që do të prodhojë rezultati, ai do të jetë busulla e një aleance të mundshme,” tha Osmani, duke paralajmëruar se çdo vendim për një bashkëpunim mund të varet nga rezultatet e zgjedhjeve.

Osmani gjithashtu komentoi përpjekjet e administratës amerikane për të ndërhyrë në çështjet e brendshme të Kosovës. Ai theksoi se ka një vullnet të shprehur Richard Grenell dhe Donald Trump për të nxjerrë ish-presidentin Hashim Thaçi nga burgu, duke e konsideruar këtë si një prej objektivave të politikës amerikane në rajon.

“Grenell dhe Trump kanë një qëllim për të nxjerrë Hashim Thaçin nga burgu. Ata kanë shprehur vullnetin amerikan për të çuar përpara mundësinë e nxjerrjes nga Haga të Thaçit,” tha Osmani.

Në këtë kontekst, Osmani tha se përpjekjet e administratës amerikane mund të çojnë në një formulë pajtimi kombëtar në Kosovë. Ai theksoi se ky proces mund të jetë një mundësi për stabilitetin politik të Kosovës, duke shtuar se përpjekjet amerikane do të shkojnë në drejtim të ruajtjes së një stabiliteti të mundshëm në vend.

“Nuk është i lehtë dobësimi ose rrëzimi i Kurtit, por nëse këto përpjekje do të shkojnë përpara, mund të shohim një formë të pajtimit kombëtar,” tha Osmani, duke sugjeruar se stabiliteti i Kosovës mund të jetë një interes i rëndësishëm për amerikanët.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026

Osmani: Kosova duhet të ecë përpara në partneritet të ngushtë me ShBA-në dhe botën demokratike

“Kosova ka nevojë për unitet dhe për një vizion që e forcon shtetin brenda dhe jashtë vendit”, tha kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani...
08:29 | 29/05/2026

Kreu i AAK kritikon Kurtin: Kush nuk e do Amerikën nuk e do as Kosovën

Aleanca hapi fushatën zgjedhore në Gjakovë. Ish-kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar Ardian Gjinin si një nga kandidatët më të zotë për kryeministër....
08:27 | 29/05/2026