Fotografia me film, negativi si një art i humbur mes nostalgjisë dhe përparimit teknologjik
Çdo shqiptar i lindur para viteve 90, i ruan ende fotot bardhezi të shkrepura në qendër të Tiranës nga aparate me celuloid. Fotografia me film, është një histori e gjatë nostalgjie, e cila fatkeqësisht tani ka mbetur vetëm një kujtim.
Bëhet fjalë për vitet kur nuk ekzistonte ende aparati celular që kryen mijëra foto digjitale, nuk ekzistonin selfi-et e madje, edhe fotografia me ngjyra, ishte një luks i rrallë .
Ish-pedagogia e artit figurative në Akademinë e Arteve, Vigjilenca Sallaku është një ndër to. Ajo ruan ende një laborator të zhvillimit të filmit negativ.
“Në 1971-in jam specializuar jashtë shtetit për fotografinë me ngjyra. Mund të them që jemi ndër të parët që sollëm ndryshimin në Shqipëri. Sollëm ndryshimin në mediat dhe nëpër mediat e shkruara. Kjo aparatura i ka të dyja proceset, bardh e zi dhe manual me kolor, janë dy procese të cilat janë instaluar në këtë aparaturë. Kjo aparaturë është shfrytëzuar nga viti 1980 deri në vitin 1998”-theksoi pedagogia.
Pedagogia e ruan këtë makineri në garazhin e saj të sendeve të vjetra. Makineria aktualisht është funksionale. Sipas saj, problem mbeten pjesët e makinerisë të cilat duhen riparuar në rast se dëmtohen.
“Është teknologjia dixhitale, kështu që nuk mund të them që ka pajisje të cilat mund të zëvendësojnë pajisjet që janë konsumuar nga aparaturat manuale”- theksoi ajo.
Historia na ka mësuar se sendet e vjetra nuk e humbasin kurrë vlerën, por përkundrazi vlera e tyre rritet edhe më shumë.
“Unë e ruaj reliken e vjetër sepse ajo më formoi, ajo më krijoi si artiste në artin pamor, përsëri unë e ruaj këtë relikë sepse një ditë kjo do të kërkohet”- tha ajo.
Në vendin tonë kanë mbetur pak profesionistë që dinë ta përdorin mënyrën manual të të bërit fotografi, por pedagogët e përkushtuar do të kujdesen gjithmonë që studentët e tyre ti ruajnë me fanatizëm traditat e vjetra.
Korça, qendra e muzikës frymore! Mbi 200 artistë në AIR FEST-LULUFEST
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
- 20:54 Presidenti i Hungarisë firmos amendamentin, i jep fund mandatit të tij
- 20:45 Zohran Mamdani shqyrton arrestimin e Netanyahut nëse viziton Nju Jorkun për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së
- 20:30 Komanda Qendrore e SHBA-së: Dy ushtarë amerikanë kanë vdekur dhe një tjetër është zhdukur pas një sulmi në Jordani
- 20:09 Aksident fatal në Korçë, 62-vjeçari humb jetën pas rrëzimit në shtëpinë e motrës
- 19:51 Zbulohet laboratori i drogës në Hagë, arrestohen 4 persona. Evakuohen dhjetëra familje
- 19:33 Dita e 49-të e protestës, qytetarët nisin marshimin nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë (VIDEO)