Kryemadhi flet për projeksione optimiste në favor të opozitës: Fitorja është e jashtëzakonshme

25 Prill 2021 | 18:45

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi pak minuta para mbylljes së orarit zyrtar të votimit u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos e humbin këtë mundësi, ndërsa foli për projeksione që i japin fitore opozitës.

“Ndryshimi ka ardhur, bëhuni edhe ju pjesë e ndryshimit. Është e jashtëzakonshme pjesëmarrja, por edhe një votë është e domosdoshme për ta çuar Shqipërinë më shpejt në Europë. Jam jashtëzakonisht optimiste. Projeksionet janë të jashtëzakonshme, fitorja e opozitës është e jashtëzakonshme. Ftoj të gjithë ata që janë skeptikë, të cilët nuk besojnë tek institucioni i votës në këto 43 minuta që kanë mbetur të drejtohen me vrap në qendrat e votimit”, u shpreh z. Kryemadhi.

Kryetarja e LSI-së foli më tej për pjesëmarrje të lartë të të rinjve që sipas saj kërkojnë ndryshimin në Shqipëri.

“Mjafton që të shikoni qendrat e votimit, mjafton të shikoni fytyrat e të rinjve dhe të rejave që janë rrugëve të Tiranës, të Durrësit, të Elbasanit, të Korçës , të Shkodrës, të Sarandës, të Vlorës që ndryshimi është aty. Bëhuni pjesë e ndryshimit. Votoni, votoni, votoni. Sot më shumë se kurrë vota juaj ka vlerë. Sot vota juaj ndan përfundimisht tranzicionin. Sot përfundimisht vota juaj i jep drejtimin Shqipërisë drejt Europës, më të sigurt se kurrë”, përfundon deklarata e znj. Kryemadhi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë

Në emisionin “E Vërteta me Fjalë” në Euronews Albania, Baton Haxhiu, autori i emisionit analizon fenomenin e votave të pavlefshme dhe sipas tij ky është...
11:57 | 08/05/2021

Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj

Në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, u përdor për herë të parë vota preferenciale. Por, listat nuk ishin plotësisht të hapura pasi siç e tregon...
19:36 | 03/05/2021

Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike

Kryetari i partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi ka dhënë dorëheqjen si drejtues kësaj force politike pas rezultatit zhgënjyes që mori në zgjedhjet parlamentare të 25...
13:00 | 02/05/2021