Primarët e PD, kush do të jetë pjesë e listës së sigurtë!
Sipas Kodit zgjedhor, partitë politike kanë edhe pak më shumë se 2 muaj kohë për të regjistruar kandidatët për deputet që do të garojnë në procesin e 11 majit.
Në Partinë Demokratike, ashtu siç ndodhi për kandidatët për kryetar bashkie në 2023-in, edhe këtë herë deputetët e ardhshëm do të përzgjidhen përmes një procesi primaresh.
Për këtë të fundit nuk ka ende një datë se kur do të zhvillohen, por kryedemokrati, Sali Berisha ka garantuar se do të do zhvillohen në zbatim të statutit të PD.
Në listat e kandidatëve për deputetë, PD këtë herë do të ketë mundësi të rendis 187 emra, nga të cilët 140 do jenë në listën e hapur dhe pjesa tjetër në listat e mbyllura në të 12 qarqet.
Në pritje të primareve dhe një vendimi zyrtar të kryesisë, ajo që qarkullon në korridoret e selisë blu është se 13 drejtuesit politik, bashkë me kupolën drejtuese të partisë do të jenë pjesë e listave të mbyllura të çdo qarku.
LEXONI GJITHASHTU:
Rikthehet MABCO në Aeroportin e Vlorës pas vendimit të Gjykatës së Lartë, pritet rinisja e punimeve
Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)
Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 09:31 Koreja e Veriut teston sisteme të raketave, Kim Jong Un: Situata ndërkombëtare kërkon epërsi të plotë në forcën ushtarake
- 09:25 Vazhdojnë bisedimet Izrael-Liban në Uashington
- 09:20 Treni përplas makinën në Britani, humb jetën shoferja. Pasagjerja 8-vjeçare në gjendje kritike
- 09:18 Ndalimi i rrjeteve sociale për adoleshentët, Australia synon masa më të ashpra
- 09:07 Rikthehet MABCO në Aeroportin e Vlorës pas vendimit të Gjykatës së Lartë, pritet rinisja e punimeve
- 09:06 Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)