PD për çmimin e energjisë, Berisha: Hipokrizi e pabarazi ekstreme, nuk e pranojmë
Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me vendimin e qeverisë për të ulur me 1 lekë çmimin e energjisë elektrike deri në 31 dhjetor 2025.
Në një prononcim për mediat nga selia e PD, Berisha u shpreh se shqiptarët po e paguajnë më shtrenjtë energjinë për shkak të abuzimeve të qeverisë. Sipas tij kjo ulje e çmimit të energjisë është hipokrizia e radhës.
Berisha theksoi se Partia Demokratike është e vendosur në kërkesën e saj për një ulje të çmimit të energjisë në përpjesëtim me rrogat dhe pensionet e qytetarëve që fitojnë më pak. Ai gjithashtu kërkoi ulje të çmimit të energjisë për bizneset, veçanërisht për bizneset e vogla.
“Ky tani, e rriti sa e rriti, e rriti 40 e sa lekë dhe i shkatërroi njerëzit me çmime, dhe ai thotë, po e ul thotë. Po e ul në radhë të parë, se vetë ai që konsumon 700 kW/h, bëjini llogaritë vetë, fiton me një fjalë në muaj sa konsumojnë 3 familje të tjera. Kjo nuk do të ndodhë me ne. Kjo është, thashë edhe njëherë: të marrësh energjinë, mallin që i përket qytetarëve ta shpërndash në mënyrë të barabartë, si tek të varfrit ashtu dhe tek të pasurit, por jo. Ne do përmbysim shpërndarjen e të ardhurave kombëtare në Republikën e Shqipërisë, gjersa njerëzit të çlirohen nga kjo varfëri, nga këto dhimbje të mospasjes”, tha Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
Zgjaten hetimet për vrasja e gjyqtarit Kalaja, avokati i Shkambit kundërshton statusin “Dëshmor i Atdheut”
Reagon ministrja serbe: I kërkoj falje Vuçiçit
Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor
- 12:51 Konflikt me thikë në Poliklinikën e Shkodrës, plagoset një person
- 12:47 Përfshihet nga flakët një biznes në qendër të Elbasanit
- 12:40 Zgjaten hetimet për vrasja e gjyqtarit Kalaja, avokati i Shkambit kundërshton statusin “Dëshmor i Atdheut”
- 12:29 Reagon ministrja serbe: I kërkoj falje Vuçiçit
- 12:17 Fitore e madhe për Sanchez dhe Puigdemont në Gjykatën e Drejtësisë të BE-së
- 12:12 Protesta për riorganizimin e kabinetit, Ukraina emëron kryeministrin e ri