Ulet çmimi i energjisë elektrike për familjarët, çmimi i ri duke filluar nga shkurti

8 Janar 2025 | 11:33

Enti Rregullator i Energjisë  ka vendosur uljen e çmimit të energjisë për konsumatorët familjarë, duke e përcaktuar atë në 8.5 lekë për kilovat orë (kWh) për ata që konsumojnë deri në 700 kWh në muaj. Ky vendim u miratua gjatë mbledhjes së mbajtur këtë të mërkurë nga ERE, pas shqyrtimit të kërkesës së Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike  për rregullimin e çmimeve.

Çmimi aktual i energjisë për konsumatorët familjarë ishte 9.5 lekë për kWh, ndërsa pas miratimit të këtij vendimi, çmimi do të ulet me 1 lek për kWh. Kjo ulje do të aplikohet për konsumatorët që konsumojnë deri në 700 kWh në muaj dhe do të jetë në fuqi për periudhën 1 shkurt – 31 dhjetor 2025.

Propozimi për uljen e çmimit u bë nga Drejtori i Tarifave në OSHEE, i cili deklaroi gjatë mbledhjes së ERE: “I propozojmë bordit të ERE-së miratimin e përcaktimit të shitjes për periudhën 1 shkurt 2025 – 31 dhjetor 2025 për konsumatorët familjarë që konsumojnë më pak se 700 kËh në muaj. Çmimi i energjisë aktive do të jetë 8.5 lekë për kWh. Për konsumatorët familjarë që konsumojnë më shumë se 700 kWh në muaj, çmimi për gjithë sasinë e konsumuar, duke filluar nga kilovati i parë, do të jetë 9.5 lekë për kWh”, tha Drejtori i Tarifave i OSHEE-së.

Ai gjithashtu shtoi se të gjitha çmimet për kategoritë e tjera të konsumatorëve do të mbeten të pandryshuara.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026

Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues

Kreu i SPAK, Klodian Braho këtë të mërkurë po raporton në Komisionin për Nismat Qytetare mbi rezultatet e punës gjatë vitit 2025. Gjatë fjalës së...
11:19 | 15/07/2026