Një mashtrues që imitonte Brad Pitt tani po përdor identitetin e Keanu Reeves

17 Janar 2025 | 12:42

Një mashtrues nga Nigeria, i cili më parë mashtroi një grua franceze për 800,000 euro duke pretenduar se ishte aktori Brad Pitt, tani po paraqitet si aktori i Hollivudit, Keanu Reeves.

Mashtruesi përdori foto të rreme të krijuara nga inteligjenca artificiale dhe mesazhe romantike për të fituar besimin e viktimave të tij, mes të cilave ishte 53-vjeçarja Anna, një dizajnere e brendshme nga Franca, shkruan britanikja “San”.

Anna i dërgoi mashtruesit shuma të mëdha parash, duke besuar se ai po financonte trajtimin e kancerit të Pitt. Ai përdori fotografitë e yllit të Hollivudit në një shtrat spitalor, si dhe mjekë të rremë që informonin Anën për problemet e supozuara kritike shëndetësore.

Mashtruesi u prezantua me Anna-n në Instagram në shkurt 2023, duke i dërguar asaj një mesazh duke pretenduar se ishte nëna e Pete dhe se djali i saj kishte nevojë për “dikë si Anna”.

Më vonë ai filloi t’i dërgonte mesazhe romantike dhe premtime për dhurata luksoze.  Anna vendosi të divorcohej dhe pas kësaj filloi të dërgonte shuma të mëdha parash për trajtim.

Mashtruesi pretendoi se Pitt nuk mund t’i përdorte paratë e tij për shkak të divorcit nga aktorja Angelina Jolie.

Edhe pse rasti është raportuar dhe hetimi është në vazhdim, Find My Scammer ka zbuluar se i njëjti mashtrues po përdor ende identitete të rreme për të vazhduar mashtrimet, tani duke u paraqitur si – Keanu Reeves.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026