“TikTok rrjeti më i fuqishëm”! Eksperti: Pas tij fshihet inteligjenca artificiale
Tomi Kallanxhi, ekspert i IT-së ishte i ftuar në Euronews Albania teksa ka folur mbi përdorimin e aplikacionit Tik Tok duke theksuar dhe se çfarë e bën atë të veçantë nga platformat e tjera.
“Tik Tok është në pronësi të By Dance. Është lançuar si aplikacion në 2014 ku më pas është bashkuar me një aplikacion si Musical që e ka blerë për diku 120 mijë dollarë. ByDance është një nga kompanitë më të zhvilluara teknologjikisht sot për sot në botë”, tha ai.
Ndërkaq, eksperti shtoi se është Inteligjenca Artificiale ajo që qëndron pas asaj çfarë promovohet në TikTok
“Ajo që e bën më të veçantë nga platformat e tjera është algoritmi i Inteligjencës Artificiale që përdor për të zgjedhur kontentin në bazë të sjelljes së përdouresit dhe të parashikojë se çfarë i pëlqen përdoruesit në videon e radhës.
Edhe në shtetin amerikan, ajo çfarë e shqetëson më shumë atë është se si funksionon një kompani kineze pasi këta të fundit kanë bordin drejtues Partinë Popullore Kineze, që do të thotë se të dhënat e amrikanëve nuk janë të sigurta pasi në Tik Tok janë mbi 170 milionë përdorues amerikanë”, tha Tomi Kallanxhi.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian
Aksident i shumëfishtë në Levan-Tepelenë, përplasen 5 automjete
Gjurmët e konfliktit rajonal në turizëm, Hotelet në Dubai ofrojnë zbritje dhe paketa speciale për të tërhequr turistët
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta