Rama i përgjigjet Tik Tok-ut: Nuk keni se çfarë sqarimesh kërkoni nga Shqipëria
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kompanisë kineze të rrjetit social, Tik Tok e cila sipas Associated Press kërkoi “sqarime urgjente nga qeveria shqiptare” lidhur me vendimin për mbylljen e platformës Tik Tok për një vit në Shqipëri.
Rama reagoi në platforën X ku shkruan se Tik Tok nuk ka se çfarë sqarimesh të kërkojë nga Shqipëria pasi sipas tij në Shqipëri vendosin Shqiptarët jo algoritmi i Tik Tok-ut.
“Ndalimi i Tik Tok-ut për (të paktën) një vit në Shqipëri, nuk është një reagim i nxituar ndaj thjesht një ngjarjeje, por një vendim i këshilluar gjerësisht me komunitetet e prindërve në shkollat e gjithë Shqipërisë.
Tik Tok-u nuk ka çfarë sqarimesh kërkon nga Shqipëria, sepse në Shqipëri vendosin shqiptarët jo pronarët e algoritmit të TikTokut.
Ndërsa Shqipëria është shumë e vogël për t’i kërkuar Tik Tok-ut të mbrojë fëmijët dhe rininë nga humnerat e frikshme të algoritmit të tij, por uron që Tik Tok-u ta bëjë këtë për të mirën e të gjithë njerëzimit, përfshirë edhe Shqipërinë.
Të thuash se vrasja e nxënësit adoleshent s’ka lidhje me Tik Tok-un, sepse konflikti nuk qenka gjeneruar nga Tik Toku do të thotë të mos kesh kuptuar as seriozitetin e kërcënimit që ajo plaftormë ka sjellë për fëmijët dhe rininë e kësaj kohe, as fillin e arsyetimit të vendimit tonë për të marrë përgjegjësinë e reagimit ndaj atij kërcënimi.
Fortlumturisht Shqipëria është një vend demokratik, ku kur mbi 90% e prindërve kërkojnë ndalimin e Tik Tok-ut dhe kur shumica dërmuese beson se shëndeti i fëmijëve tanë nuk mund t’i shërbejë platformës, po platforma duhet t’i shërbejë shëndetit të fëmijëve tanë, atëherë vendimi ynë nuk ka se si të jetë më i qartë:
Ose vetë Tik Tok-u duhet t’i mbrojë fëmijët e Shqipërisë ose Shqipëria do t’i mbrojë fëmijët e vet nga Tik Tok-u” e mbyll reagimin e tij kryeministri Edi Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë