“Vrasja e Liridonës u krye me urgjencë”, Karmuço: Çfarë di kushuriri i Naim Murselit

18 Janar 2025 | 21:50

Profesori i kriminalistikës Ervin Karamuço tha këtë të shtunë në “Review” në Euronews Albania se në aktakuzën e prokurorisë për çështjen e vrasjes së Liridona Ademaj nuk sqarohet se përse Naim Murseli kërkonte që ekzekutimi i saj të kryhej me urgjencë.

Ai tha se edhe më herët Murseli kishte tentuar të inskenonte një aksident. Gjithashtu Karamuço shtoi se ende mungon motivi i vërtet i vrasjes.

“Nga çrregullime familjare, ka ardhur në çështje financiare dhe detyrime të ngutshme të tij për shkak të borxheve dhe kredive të cilat kanë sjellë paralelisht me konfliktet që ka pasur me të ndjerën deri në momentin që ky të mendojë për të ekzekutuar atë që të përfitonte nga paratë.

Por këtu kemi një armiqësi dhe përplasje të madhe brenda familjes gjatë gjithë bashkëjetesës së tyre. Ka pasur kërkesa për divorc e ribashkime, por këto kanë sjellë më pas një pasojë kriminale, një mendim unik kriminal që “unë duhet ta vras”.

Kjo nuk ka nisur te ky bashkëpunim, por ka pasur e më herët sigurime kushtesh e rrethanash për të inskenuar aksidente. Nuk është e ngutshme dhe hera e parë. Herën e parë ka pasur një aksident. Nuk e kanë realizuar do të për shkaqe që prokuroria nuk i bën me dije. Kjo do zbardhet gjatë hetimit gjyqësor. Prokuroria nuk na sqaron se përse e kërkonte me urgjencë vrasjen. Këtu ka një kod të heshtjes edhe nga kushëriri i vetë, sepse ai e di motivin e vërtet”,-tha Karamuço.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026