“Borxhe e tradhti…” avokati: Çfarë e shtyu Murselin të porosiste vrasjen e Liridonës
Leutrim Syla, avokat i familjes së Liridona Ademajt ishte këtë të shtunë i ftuar në “Review” në Euronews Albania ku ka komentuar rreth aktakuzës për Naim Murselin. Ai tashmë është konsideruar si bashkautor në vrasjen e Liridonës.
Avokati tha se ka disa motive të dyshuara të cilat mund ta kenë shtyrë Murselin të kryejë krimin, por sipas tij, motivi më i fortë ka qenë urgjenca e borxheve që ai ka pasur.
“Motivi i hakmarrjes është shumë i zbehur në aktakuzë n raport me motivin se jeta pas një kohe i është bërë e padurueshme. Nga ajo që shihet në aktakuzë, pagesa e borxheve që duhet të bënte Naimi duket se peshonte më shumë. Përmenden borxhet në një bankë me të cilat ka blerë shtëpinë dhe përmenden borxhe në vlerë 160 mijë euro ndaj personave privat. Prokuroria këtu nuk ka hetuar mjaftueshëm për të ditur cilët janë këta persona. Edhe në deklaratat e të atit Shaban Murseli përmendet se e kanë thirrur në telefon për këto borxhe . Naimi ka qenë në një urgjencë borxhesh.
Unë mendoj se pagesa e borxheve peshon më shumë dhe pjesa e lirimit nga stresi martesor, se pjesa e hakmarrjes. Se unë mendoj se Naimi e ka pranuar një jetesë të tillë. Pra nëse e ka tradhtuar Liridonën mund të jetonte ashtu, vetëm në rast se ka dashur të lirohet e këtë ta bëj shumë lirshëm”,-tha avokati.
LEXONI GJITHASHTU:
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë
Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)
- 23:25 Dosja “Ura”, BKH arreston Adi Çobën, i akuzuar si organizator i trafikut të heroinës dhe kokainës
- 22:37 Zgjidhet Kryetarja e re e Këshillit Kombëtar të PD-së, ja kush e zëvendëson Palokën
- 22:30 Bombardime ruse në Ukrainë, të paktën 6 të vrarë dhe rreth 50 të plagosur
- 22:28 Uashingtoni paralajmëron Teheranin: Nga marrëveshja bërthamore fitoni më shumë se nga tarifat në Hormuz
- 22:28 SHBA nënshkruan marrëveshjen për ambasadë të përhershme në Jerusalem
- 22:24 Irani: Çdo kërcënim do të marrë përgjigje të menjëhershme, Trump të frenojë aleatët e tij