Superliga Shqiptare: Garë e fortë për kreun, 3 ekipe luftojnë për vendin e parë
Gara për kreun në Superligën shqiptare vijon të jetë e fortë, ku Partizani, Dinamo e Vllaznia janë me nga 37 pikë. Secila prej tyre mori fitore në javën e 21-të, ashtu si dhe Egnatia e Bylis.
Për herë të parë pas shumë vitesh gara për kreun në elitën e futbollit shqiptar vijon të jetë e fortë, me ekipet të cilat nuk lëshojnë terren ndaj njëra-tjetrës. Partizani, Dinamo e Vllaznia, pak pas tyre Egnatia janë 4 ekipet që po forcojnë më tepër pozitat e me gjasa do të jenë pjesë e final 4 pas 15 javësh. Me pikë të barabarta, por në krye të klasifikimit qëndron Partizani, që të dielën fitoi pastër ndaj Teutës në shifrat 0-2. Një autogol i Simeu e më pas Podstrelau vulosën fitoren për të kuqtë.
E diela rezultoi e suksesshme edhe për Dinamon e Vllazninë, me shkodranët që shënuan poker në portën e Skënderbeut, ndërsa nëndetësja fitoi ndaj Elbasanit. Në Korçë temperaturat janë ulur ndjeshëm, 16 pikë në fund të klasifikimit. Me tripletën e Balajt dhe golin e Malës, shkodranët nuk hasën vështirësi. Dinamo e Ilir Dajës fitoi në shifrat 3-1 ndaj Elbasanit, të cilin e ka mposhtur 3 herë këtë edicion.
Në krizë duket edhe Tirana që të shtunën u dorëzua totalisht ndaj Egnatias, pasi në harkun kohor të 45 minutave pësoi 4 herë, për më tepër dominim absolut i rrogozhinasve. Kjo ishte humbja e 4ët në 5 javët e fundit, ndërsa raportohet se trajneri Magani ka kërkuar largimin. Surpriza e javës ishte Bylis që mposhti Laçin dhe u ngjit në vendin e 6-të.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta