Prezantohet në Tiranë arkivi i gazetës së parë shqipe në Ish-Jugosllavi

13 Shkurt 2020 | 09:30

Në 75-vjetorin e botimit  të gazetës së parë shqip në Ish-Jugosllavi, “Rilindja”, është prezantuar në Tiranë, “Arkivi Rilindja” me autore Ervina Halili. Ky arkiv ka për qëllim mbledhjen dhe ruajtjen e asaj çfarë ka mbetur nga “Rilindja”, e cila ishte gazeta e parë shqip  në ish-jugosllavi, dhe njëkohësisht dhe motori kryesor i gjithë veprimtarisë arsimore dhe letrare në Kosovë, deri në vitet ’90.

Arkivisti Sokol Çunga tregon detaje për publikun, ndërsa thotë se në arkivë qytetarët mund të gjejnë informacione të mbledhura në mënyrë alternative si intervista, dokumente dhe fotografi.

 “Nuk kemi të bëjmë me arkivin administrativ, pra arkivin e institucionit që quhet shtëpia Botuese “Rilindja” apo gazeta “Rilindja”, por kemi informacione të mbledhura në mënyrë alternative, intervista, fotografi, materiale të mbledhura në rrugë individuale, komunikime individuale të Ervina Halilit me aktorët  dhe faktorët që kanë bërë  shtëpinë botuese “Rilindja”, pohoi ai.

Eventi nisi me dokumentarin “N’Rilindje”, ku protagonistë ishin shkrimtari Nazmi Rrahmani, drejtor i redaksisë së botimeve në Rilindje dhe shkrimtari Musa Ramadani, redaktor i kulturës në Rilindje. Dy shkrimtarët tregojnë përvojat dhe kujtimet e tyre në “Rilindje”.

Arkivisti më tej  tregon se dokumentari dhe arkiva tregojnë një pamje më të mirë të Kosovës në periudhën e Ish-Jugosllavisë.

“Na japim një pamje më të plotë të  të drejtave të njeriut të mohuara dhe të shtypura në Kosovën e periudhës e pas Luftës së Dytë Botërore  deri në luftën e Kosovës, deri në pavarësinë e Kosovës nga Serbia. Flasim për mohimin e të drejtës për arsim, për informim dhe për botime”-theksoi aktivisti.

Të gjithë nostalgjikët e “Rilindjes”, do të kenë mundësi të aksesojnë nëpër arkivë edhe nëpërmjet një faqeje online.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Korça, qendra e muzikës frymore! Mbi 200 artistë në AIR FEST-LULUFEST

Korça mirëpriti edicionin e dytë të Air Fest, LuluFest, një festival që mblodhi mbi 200 instrumentistë nga Shqipëria, Italia, Mali i Zi, Greqia dhe Maqedonia...
17:41 | 18/07/2026

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026