“Më ndihmo Zot!”- betohet në Capitol zv.presidenti i SHBA, James David Vance

20 Janar 2025 | 18:04

James David Vance u betua si zëvendëspresident ndërsa ishte i rrethuar nga familja e tij.

Ndryshe nga presidenti, betimi për zëvendëspresident nuk është i specifikuar në Kushtetutë. Në vend të kësaj, ai u krijua nga Kongresi dhe shfaqet në Kodin e SHBA. I njëjti betim bëhet nga zyrtarë të tjerë federalë, përfshirë ligjvënësit.

Gjyqtari i Gjykatës së Lartë Brett Kavanaugh ishte personi që administroi betimin e Vance.

“Betohem solemnisht se do të mbështes dhe mbroj Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara kundër të gjithë armiqve, të huaj dhe të brendshëm; se unë do të mbaj besim dhe besnikëri të vërtetë ndaj të njëjtit; që ta marr këtë detyrim lirisht, pa asnjë rezervë mendore apo qëllim evazioni; dhe se do t’i kryej mirë dhe besnikërisht detyrat e zyrës në të cilën do të hyj. Prandaj më ndihmo Zot”,-tha në fjalën e tij Vance.

Betimi i tij u bë pak para betimit të presidentit Donald Trump.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026