Tiranë, sekuestrohen 5 kg kanabis, arrestohen turku dhe shqiptari

21 Janar 2025 | 11:24

Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë finalizoi operacionin “Collaboration 1”. ku u zbulua një banesë e përshtatur për përgatitjen e dozave të kanabisit ndërsa u sekuestruan 5 kg lëndë narkotike kanabis dhe 2 peshore elektronike.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi S. H., 23 vjeç, banues në Tiranë, dhe u shpall në kërkim shtetasi Xh. B. Ky i fundit dyshohet se bashkëpunonte me S. H. për sigurimin e lëndës narkotike, ndarjen e saj në doza dhe shpërndarjen e tyre në qytetin e Tiranës.

Gjithashtu, gjatë operacionit u arrestua edhe shtetasi B. S., 24 vjeç, banues në Turqi, i cili u kap në flagrancë me një sasi lënde narkotike kanabis, të cilën dyshohet se e kishte blerë nga 23-vjeçari shqiptar.

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Plagosi me thikë kushëririn pas një konflikti për motive të dobëta, arrestohet 60-vjeçari në Lushnje

Plagosi rëndë me mjet prerës (thikë) kushëririn e tij, pas një konflikti për motive të dobëta, falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë kapet...
11:12 | 25/07/2026

U merrte lekët qytetarëve dhe nuk ua riparonte makinat, arrestohet pronari i një servisi në Tiranë! Tentonte edhe t’i shiste mjetet

Është arrestuar këtë të shtunë një 37-vjeçar, pronar i një servisi në “Astir” në Tiranë , pasi ishte kallëzuar nga disa qytetarë se kishin çuar...
10:53 | 25/07/2026

Moti i keq përfshin Lubinjën në Gramsh, breshëri shkakton dëme të mëdha në bujqësi dhe tokat e mbjella

Një fenomen i fortë atmosferik ka goditur zonën e Lubinjës në Bashkinë Gramsh, ku reshjet intensive të breshërit kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në bujqësi...
09:27 | 25/07/2026