Tiranë, kapet me armë e drogë në makinë i dyshuari si pjesë e klanit “Duka”

18 Janar 2025 | 15:04

Policia e Tiranës ka vënë në pranga Elvis Gaçaj i njohur si anëtar i klanit Duka, i dyshuar dhe hetuar edhe si një nga pjesëmarrësit e grupit kriminal që vrau ish-policin Santiago Malko në vitin 2019.

Gaçaj u kap nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shigjeta” pranë Komisariatit nr 2, me armë teksa lëvizte si pasagjer në makinën e mikut të tij Marsel Dobi të cilit iu vendosën gjithashtu prangat për moskallëzim krimi.

Lidhur me vrasjen e Santiago Malkos, Elvis Gaçaj sot 50 vjeç u arrestua në Durrës në vitin 2019. 4 vite më vonë, Apeli i Posaçëm prishi vendimin e dënimit të tij me 7 vite burg duke rikthyer çështjen për rigjykim në shkallën e parë.

Gaçaj u prangos edhe në prill të vitit 2018 bashkë me Leonard Dukën, një një apartament pranë rrugës së Dibrës Policia po për armbëmbajtje dhe lëndë narkotike.

Gjykata vendosi  për dy të pandehurit ti lërë në “arrest shtëpie” në atë kohë. Po ashtu në vitin 2015 ai i shpëtoi një atentati në kryeqytet, ngjarje ku humbën jetën 2 persona.

Ndërkohë nga zbardha e komunikimeve në SKY ECC në dosjen “revanshi” të SPAK, Gaçaj planifikohej të ekzekutohej sapo të dilte nga dera e burgut por atentati që do të bëhej nga Gjergj Cukali me porosi të Ervis Martinaj dështoi pasi shënjestra shoqërohej nga familja dhe vajza e mitur.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Atentati ndaj 50-vjeçarit në Sarandë, gjendet një motor i braktisur buzë detit. Dyshohet se u përket autorëve

Ditën e sotme, në qytetin e Sarandës policia ka gjetur një motor të braktisur buzë detit, i cili dyshohet se u përket autorëve të atentatit...
18:01 | 18/07/2026

Korça, qendra e muzikës frymore! Mbi 200 artistë në AIR FEST-LULUFEST

Korça mirëpriti edicionin e dytë të Air Fest, LuluFest, një festival që mblodhi mbi 200 instrumentistë nga Shqipëria, Italia, Mali i Zi, Greqia dhe Maqedonia...
17:41 | 18/07/2026

Shijet autentike dhe recetat tradicionale promovojnë identitetin kulinar të Elbasanit

Tava e Elbasanit mbetet një nga simbolet më të forta të identitetit të qytetit. Në Festën e Tavës, të organizuar në qendër të Elbasanit, qindra...
17:35 | 18/07/2026