English

Vrasja e Malkos, Leonard Duka “jep llogari” në GJKKO: Kisha 3 vite pa e parë…

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Leonard Duka, i akuzuar për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, ka dëshmuar këtë të enjte në GJKKO përballë prokurorit Behar Dibra. Ai tha se me Santiago Malkon ka pasur shoqëri, por sipas tij nuk kishte informacione se me çfarë mund të jetë marrë ish-polici.

- Advertisement -

Duka tha se ata janë njohur nga shoqëria e përbashkët që kishin me Ervis Martinaj.

Leonard Duka i është përgjigjur pyetjeve të bëra nga prokurori Behar Dibra për detajet e ngjarjes:

“Ndodhi më 27 gusht 2019. Ditën e ngjarjes jam shoqëruar nga policia. Aty kam mësuar për ngjarjen. Kam qenë në lokal te biznesi im, në orën 10 mbylla lokalin, duke ikur për në shtëpi më shoqëroi policia. Si çdo ditë tjetër kemi ngrëne drekë me stafin dhe pastaj kam vazhduat rrjedhën. Isha me vëllain, Ervin Dukën në makinë, bëri shenjë policia dhe shkuam në polici. Ku e dija unë kush kishte vdekur, aty e mora vesh. Kam qenë para shumë vitesh me të ndjerin, kemi pasur shoqëri të përbashkët. Pasi rregulluan letrat në mënyrë korruptive më shpallën në kërkim. Nuk e di pse jam këtu.

15 vjet më parë ndodhi njohja jonë. Para 15 vitesh kam qenë në shkollë, vërdallë.  Nga shoqëria e përbashkët na ka ra me e njoh se Shqipëria e vogël është. Jemi nga një zonë, unë jetoja në Fresk, ai në lagjen tjetër. Po të citoj gjithë emrat e lagjes janë 200 veta. Gjithë zonën e njoh, të gjithë njihemi me njëri tjetrin”.

I pyetur për lokalin që ka pasur në zotërim në 2019, ai është përgjigjur:

“Më pyet për ngjarjen jo për lokalin. Ça lidhje ka kjo? Në 2019 kisha një lloto futbolli, Max Lloto e kisha në pronësi. E kam pas të shtrirë në të gjithë Shqipërinë. Administratorët e pikave që ishin nëpër Shqipëri, ishim për darkë. Kur u ngritëm, ikëm të gjithë, nuk e di me çfarë kanë ardhur ata aty. Unë kam qenë me audin, nuk e di për makina të tjera. Volkswagen nuk e di fare, nuk merrem me makinat që ishin aty, unë kam pasur makinën time”.

Pjesë nga biseda me prokurorin Dibra:

Prokurori: Po Skoda Roster ku e mbanit?

Leonard Duka: Unë po të jap përgjigje për respekt të gjykatës, se ti nuk e meriton.

Prokurori: Për respekt të së vërtetës. Jo për mua.

Leonard Duka: Ke 6 vjet më ke mbajtur kot në kërkim. Nuk e di me se është marrë Santiago Malko, kisha 3 vjet pa e parë. Kur e takova nuk isha vetëm me të. Shoku i përbashkët ka qenë Ervis Martinaj. E kam pasur shokë prej 15 vjetësh, jemi ndarë në 2017, secili në punën e vet.  Por e kam ruajtur respektin për të.

Unë kam pasur bizenset e mia, ai të vetat. Edhe ai ka pasur bastet e veta. Nuk e di me se është marrë. Pasi u ndamë nuk e di ç’ka bërë. Nuk kemi pasur asnjë marrëdhënie borxhi. Kur jemi takuar herë të tjera nuk kemi qenë bashkë por me miq të perbashkët. Nuk ua mbaj mend emrat. Jemi takuar nëpër club-e, lokale.

Nuk kemi pasur asnjëherë konflikt, as unë as familja ime. Çuna të rinj jemi, jemi zënë, jemi gri, pse ty nuk të ka ndodhur ndonjëherë të zihesh. Kjo punë nuk ka lidhje me ngjarjen, nuk e di sa herë është zënë vëllai im rrugëve.

Sherrin e vëllait, Erlisit, e kam marrë vesh nëpërmjet robve të mi, se isha në Gjermani. Mora vesh që vëllai është zënë për çështje pse më shef. Në dijeni për vëllain më vuri babi. Me vëllain nuk komunikova dot se u fut në burg, pastaj në gjyq. Rivelino Mumajesin e njoh, kur është plagosur

Pasi i është kërkuar të rrijë i qetë, Duka është shprehur:

Leonard Duka: Ku ta gjej qetësinë gjyqtare me këtë? Ky është i paaftë, më mban prej 6 vitrsh në kërkim mua dhe e gjithë fisin tim.

Prokurori: Babait tuaj i ka ndodhur diçka?

Leonard Duka: Nuk e ka godit kush babën tim. S’ka pas baba as fyerje as goditje nga askush.

Prokurori: Me Ervis Martinajn ke pas konflikt?

Leonard Duka: Jo nuk kam pas konflikt.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Donald Trump prezantoi kriptomonedhën duke rritur frikshëm pasurinë brenda natës! Çfarë mendoni për lëvizjen e tij?