Lëvizte me pistoletë me vete, kapet në Tiranë 50-vjeçari me precedent penal
Policia e Tiranës goditi një rast tjetër të armëmbajtjes pa leje duke arrestuar dy persona. Gjatë opercionit “Again”, efektivët ndaluan një automjet tip “Volkswagen” ku udhëtonin dy shtetas dhe pas një kontrolli të imtësishëm, gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një sasi lënde narkotike (kanabis).
“Efektivët arrestuan dy personat që ndodheshin në makinë, 50-vjeçarin Elvis Gaçaj, i cili ishte pasagjer dhe mbante armën pistoletë dhe lëndën narkotike, po ashtu edhe drejtuesin e automjetit, shtetasinM.D., 40 vjeç, i cili akuzohet për “Moskallëzim krimi”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sipas policisë 50-vjeçari Elvis Gaçaj. është një person me precedentë të mëparshëm penalë për armëmbajtje pa leje, lëndë narkotike dhe vjedhje me dhunë. Gjatë operacionit, janë sekuestruar gjithashtu arma e zjarrit, lënda narkotike dhe automjeti në fjalë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:
Abuzuan me fondet e Postës në Durrës, Gjykata cakton masat e sigurisë për tre punonjëset
Aksident në aksin Pogradec-Korçë, plagosen dy persona (VIDEO)
“Çdo shteg ka një histori për të treguar”, Rama ndan pamje nga Mokra: Tradita merr jetë
- 16:24 Hungaria drejt reformës kushtetuese, Magyar mbështet uljen e moshës së votimit në 16 vjeç
- 16:15 Eliminimi i Anglisë nga Botërori, presidenti Trump kritikon strategjinë e trajnerit Tuchel
- 16:05 Kosova i kërkon BE-së të bëjë më shumë për ta dënuar deklaratën e ministres serbe për spastrim etnik
- 15:51 Kuvajti në shënjestër të Iranit, goditen termocentralet dhe objektet e naftës. Disa të plagosur (VIDEO)
- 15:39 Tensionet në rritje, Irani: Memorandumi i Mirëkuptimit është pezulluar pasi SHBA-të shkelën angazhimet e tyre
- 15:29 Forcat ukrainase godasin qendra kryesore logjistike në Rusinë qendrore, disa të vrarë (VIDEO)