“Blindohet” Rinasi, ekstradohet nga Belgjika Leonard Duka, armiku i Ervis Martinajt
Është ekstraduar nga Belgjika shtetasi Leonard Duka, armiku i Ervis Martinajt.
37 vjeçari iu dorëzua autoriteteve shqiptare, rreth 18 muaj pas lokalizimit dhe vënies në pranga në një provincë të Brukselit.
Operacioni për ekstradimin e tij u finalizua pas negociatave nga Interpol Tirana, duke siguruar nga autoritetet belge dritën jeshile për vënien e Dukës përpara drejtësisë shqiptare.
Prej disa vitesh Leonard Duka rezulton në kërkim si nga policia dhe SPAK.
Ai akuzohet si një organizatorët e vrasjes së ish-policit Santiago Malko në gusht të 2019-ës në Tiranë, i cili njihej dhe si krahu i djathtë i të zhdukurit Ervis Martinaj.
Veç kësaj ngjarje, 37 vjeçarit iu shtua një tjetër akuzë nga SPAK, ajo e ‘sigurimit të kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje’ në kuadër të operacionit të koduar Revanshi, i finalizuar falë zbërthimit të komunikimeve në aplikacionin Sky ECC.
Duka i ndihmuar dhe nga eksponentë të tjerë të botës së krimit thurte plane për eleminimin fizik të Ervis Martinaj dhe lidhjeve të afërta të tij shoqërore.
Njoftimi i Policisë:
Interpol Tirana kryen ekstradimin nga Belgjika në Shqipëri, të shtetasit të shumëkërkuar L. D.
Drejtoria e Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Bruksel dhe me strukturat e specializuara të Policisë së Shtetit, realizoi ekstradimin drejt vendit tonë, të shtetasit L. D.
Shtetasi L. D. ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Sigurimi i kushteve për vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi L. D. dhe 6 shtetas të tjerë janë autorët e dyshuar të ngjarjes së ndodhur në vitin 2019, në rrugën “Xhanfize Keko”, Tiranë, ku mbeti i vrarë me armë zjarri, shtetasi S. M.
Gjithashtu, shtetasi L. D., në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka planifikuar vrasjen e shtetasve Er. Ma., Er. Mi. dhe të anëtarëve të tjerë të grupit të tyre.
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit falënderon Zyrën e Interpol Bruksel, për bashkëpunimin, dhe njësitë e angazhuara në realizimin me sukses të operacionit të ekstradimit.
LEXONI GJITHASHTU:
Atentati ndaj 50-vjeçarit në Sarandë, gjendet një motor i braktisur buzë detit. Dyshohet se u përket autorëve
Korça, qendra e muzikës frymore! Mbi 200 artistë në AIR FEST-LULUFEST
Shijet autentike dhe recetat tradicionale promovojnë identitetin kulinar të Elbasanit
- 18:16 Finlanda kufizon përkohësisht trafikun ajror dhe detar, shkak kërcënimi nga dronët
- 18:01 Atentati ndaj 50-vjeçarit në Sarandë, gjendet një motor i braktisur buzë detit. Dyshohet se u përket autorëve
- 17:41 Korça, qendra e muzikës frymore! Mbi 200 artistë në AIR FEST-LULUFEST
- 17:35 Shijet autentike dhe recetat tradicionale promovojnë identitetin kulinar të Elbasanit
- 17:20 Finalja e Botërorit, paralajmërojnë kardiologët: Kujdes nga stresi për zemrën
- 17:14 I nxehti rrit rrezikun për depresion, 1 në 6 persona përballet me probleme të shëndetit mendor