Nga burgu në PE, Beleri nga Rinasi: Herët a vonë dëshira e sovranit respektohet

15 Korrik 2024 | 10:25

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, ka lënë ambientet e burgut, për të shkuar në Strasburg për t’u betuar si eurodeputet në Parlamentin Europian.

Gjatë fjalës së tij në aeroportin e Rinasit, Beleri tha se fillimisht do të shkojë në Athinë, e më pas në Strasburg, ku do të marrë pjesë në mbledhjen e PE.

Beleri tha se drejtësia ka vepruar me 2 standarte ndaj tij, teksa shtoi se një ditë dëshira e sovranit do të respektohet.

Ai shtoi se vendimin për dënimin e tij me 2 vite burg për blerje votash do e ankimojë në të gjitha hallkat e drejtësisë shqiptare dhe nëse nuk gjen zgjidhje, edhe në Strasburg.

“Dua të falënderoj Drejtorinë e Burgjeve që mori këtë vendim. Natyrshëm lind pyetja pse kjo gjë nuk u bë për marrjen e mandatit të Bashkisë së Himarës. Po iki drejt Athinës, nesër do të jem në Strasburg për të marrë pjesë në mbledhjen e parë të Parlamentit.

Nesër atje ka votime e vendime të rëndësishme. Që në fillim të kësaj çështjeje ka pasur 2 standarte, që vijojnë akoma nga ana e drejtësisë.

Herët a vonë dëshira e sovranit respektohet. Në 4 gusht mendoj se himariotët do i japin një përgjigje. Vendimin për dënimin do e ankimoj në të gjitha hallkat e drejtësisë shqiptare dhe nëse nuk gjej drejtësi, edhe në Strasburg”, tha Beleri.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident fatal në Korçë, 62-vjeçari humb jetën pas rrëzimit në shtëpinë e motrës

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të shtune në qytetin e Korçës, ku një 62-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike pas...
20:09 | 18/07/2026

Dita e 49-të e protestës, qytetarët nisin marshimin nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë (VIDEO)

Protesta qytetare në Tiranë shënon sot ditën e 49-të të saj. Si çdo ditë, protestuesit janë mbledhur fillimisht në sheshin “Skënderbej”, ku më pas kanë...
19:33 | 18/07/2026

Atentati ndaj 50-vjeçarit në Sarandë, gjendet një motor i braktisur buzë detit. Dyshohet se u përket autorëve

Ditën e sotme, në qytetin e Sarandës policia ka gjetur një motor të braktisur buzë detit, i cili dyshohet se u përket autorëve të atentatit...
18:01 | 18/07/2026