Beleri kërkon 5 ditë lejë për të kryer betimin në PE: Kam kryer 5/6 e dënimit
Të tjera detaje kanë zbardhur për kërkesën e Fredi Belerit drejtuar Drejtorisë së Burgjeve.
Sipas burimeve për Euronews Albania, bëhet me dije se Beleri ka kërkuar leje nga data 15-20 korrik, për të udhëtuar drejt Strasburgut në Francë, atje ku do të mbahet Asambleja e Parlamentit Europian.
Në kërkesën e tij që po shqyrtohet Beleri thekson se ka kryer 5/6 e dënimit, pasi i kanë mbetur vetëm 3 muaj e 14 ditë burg për të kryer.
Beleri thekson po ashtu se gjatë kësaj kohe ka zbatuar rregulloren e burgut, ka marrë pjesë në programet rehabilituese e madje ka kërkuar edhe të punësohet sipas kushteve të IEVP.
Sipas burimeve, grupi i punës që po shqyrton kërkesën ka kërkuar disa dokumenta shtesë si biletat e avionit vajtje-ardhje dhe garanci të tjera.
Kujtojmë se Beleri kërkon të Shkonë në Asamblenë e Parlamentit Europian për t’u betuar si eurodeputet, pasi arriti të fitojë mandatin si kandidat i partisë Demokracia e Re në Greqi.
LEXONI GJITHASHTU:
Aksident i rëndë në Vlorë, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
Dy turistë gjermanë humbën orientimin në malin e Çikës, njëri plagoset pas rrëzimit. Vijon operacioni i shpëtimit
Protesta do të vazhdojë në gusht?! Aktivistja Merko: Jemi në ditën e 49-të, ai shesh është përsëri me njerëz
- 22:44 Aksident i rëndë në Vlorë, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
- 22:06 Dy turistë gjermanë humbën orientimin në malin e Çikës, njëri plagoset pas rrëzimit. Vijon operacioni i shpëtimit
- 21:52 Protesta do të vazhdojë në gusht?! Aktivistja Merko: Jemi në ditën e 49-të, ai shesh është përsëri me njerëz
- 21:31 “Jam deputete e pavarur”, Marjana Koçeku për Euronews: Do e mbështes protestën e 23 korrikut përpara Parlamentit
- 21:30 Dita e 49-të e protestës, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e kryeqytetit (VIDEO)
- 20:54 Presidenti i Hungarisë firmos amendamentin, i jep fund mandatit të tij