Ekskluzive/ Jo Petro Beleri, shqiptaro-amerikani kandidat për Himarën

10 Korrik 2024 | 16:15

Petro Beleri, djali i Fredi Belerit nuk do të jetë kandidat për Bashkinë e Himarës ndonëse ka qenë emri më i përfolur si kandidat i opozitës.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se kandidati i opozitës pritet të jetë Petro Gjikuria, një shqiptaro-amerikan. Gjikuria është një sipërmarrës i madh nga Dhërmiu i cili jeton në SHBA.

Zgjedhjet në Bashkinë e Himarës do të mbahen më 4 gusht ndërsa sipas projektvendimit të KQZ, kandidatët do të kenë në dispozicion, vetëm 1 javë kohë për të organizuar fushatën e tyre.

Vangjel Tavo është kandidati i zyrtarizuar i socialistëve ndërsa në kampin opozitar, sipas burimeve të Euronews Albania, kandidat do të jetë Petro Gjikuria.

Zgjedhjet për Himarën do të zhvillohen pasi kryetari i zgjedhur në 14 maj të 2023, Fredi Beleri u dënua me vendim të formës së prerë me 2 vite burg për korrupsion në zgjedhje. Deri më tani emri i Petro Belerit, djalit të tij ishte më i lakuari si kandidat i mundshëm.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026