Trump kritika Biden për faljen ndaj familjarëve të tij

21 Janar 2025 | 18:47

Presidenti Trump gjatë një ceremonie të nënshkrimit të urdhrave ekzekutivë në Shtëpinë e Bardhë, kritikoi vendimin e Presidentit Biden për të falur anëtarët e familjes së tij, që nuk janë nën hetime.

Presidenti Trump, i cili i bëri komentet disa minuta pas nënshkrimit të një dekreti për të falur rreth 1,500 persona të akuzuar për vepra penale lidhur me sulmin e 6 janarit 2021 në Kapitol, tha se falja anëtarëve të familjes nga Presidenti Biden nënkupton se ata mund kenë qenë fajtorë.

Të hënën, Presidenti Biden fali anëtarë të familjes së tij, që nuk janë nën hetim, duke përfshirë vëllain e tij, James Biden, bashkëshorten e zotit James Biden, Sara Biden; motrën e tij, Valerie Biden Oëens; bashkëshortin e zonjës Valerie, John Owens; dhe vëllain e tij, Francis Biden. Vendimi i mbron ata nga mundësia e përballjes me hetime ose akuza në të ardhmen.

“Familja ime u është nënshtruar sulmeve dhe kërcënimeve të pandërprera, të motivuara vetëm nga dëshira për të më goditur mua, lloji më i keq i politikës partiake. Fatkeqësisht, nuk kam asnjë arsye të besojë se këto sulme do të marrin fund”, thuhet në deklaratën e zotit Biden. “Lëshimi i këtyre faljeve nuk duhet të gabohet për pranim të fajësisë dhe nuk duhet të keqinterpretohet si pranim i fajit për ndonjë vepër”.

Presidenti Biden u kritikua për vendimin e tij të muajit të kaluar për faljen e djalit të Hunter Biden, pasi më parë ai kishte thënë se nuk do të bënte një gjë të tillë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zyrtari i Emirateve të Bashkuara Arabe: Sulmet e Iranit, shenjë se janë të paaftë të angazhohen për uljen e tensioneve

Një zyrtar i lartë nga Emiratet e Bashkuara Arabe kritikoi sulmet iraniane ndaj fqinjëve të Gjirit, duke thënë se ato tregojnë paaftësinë e Teheranit për...
10:43 | 08/07/2026

Trump kritika ndaj Iranit: Të këqinj dhe të sëmurë, shkelën armëpushimin

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump këtë të mërkurë kritikoi ashpër Iranin duke i cilësuar si “njerëz të këqij dhe të sëmurë”, ndërsa marrëveshja e tij...
10:35 | 08/07/2026

SHBA armatos Turqinë! Reagimi i parë i kryeministrit grek në Ankara

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis,i pyetur në samitin e NATO-s në Ankara, ka refuzuar të japë një koment për marrëveshjen e diskutuar ushtarake mes Turqisë dhe...
10:07 | 08/07/2026