“21 janari përdoret politikisht”, Gjokutaj: Pse SPAK e shpalli moskompetencën

21 Janar 2025 | 21:40

Avokati Genc Gjokutaj ishte këtë të martë në “Now me Erla Mëhillin” ku ka folur rreth 21-janarit.

Ai tha se kjo nuk është një çështje për të cilën kryeministri i vendit Edi Rama duhet të thotë se do të merret SPAK, pasi SPAK ka shpallur moskopetencën njëherë për këtë çështje, ndërsa ka edhe të shtje të tjera me të cilat duhet të merret.

Sipas Gjokutaj kallëzimi në SPAK është bërë nga Ulsi Manja me anë të një audio-përgjimi të nxjerrë më herët nga gazetari Artan Hoxha.

“Është marrë një audio nga një video. Ajo audio është nxjerrë nga gazetari Artan Hoxha, Ulsi Manja në cilësinë e Ministrit të Drejtësisë ka bërë kallëzim në SPAK me atë audio. SPAK ka bërë moskompetencën.

Moskopetenca bëhet se kallëzimi ka qenë për Lulzim Bashën dhe Sali Berishën,  SPAK  tha se personat që u kallëzuan nuk në në rrethin e kompetencës së tyre dhe ia çoi Gjykatës së Tiranës, ndërkohë që ajo kishte vite që e ka. Ne këtë punë do kemi çdo 21 janar. Kjo ka background politik dhe si kryeministër ti nuk mund të thuash që SPAK do të merret me këtë çështje”,-tha Genc Gjokutaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026