Gazetari nxjerr emrat, ja kush rrezikon burgim të përjetshëm për 21 janarin…
Gazetari Arbër Hitaj tha në emisionin Now në Euronews Albania se, politikisht Edi Rama e ka shlyer borxhin ndaj protestuesve të 21 janarit, duke i shpallur Dëshmorë të Atdheut dhe duke iu dhënë një shpërblim të majmë familjeve të tyre.
Ai që ngelet sipas tij, është detyrimi ligjor, të cilin e ka dhënë Gjykata e Strasburgut që e ka cilësuar 21 janarin krim shtetëror.
Kjo do të thotë se akuza ndaj personave që u dënuan shumë pak për 21 janarin rëndohen dhe ish-drejtuesi i Gardës, Ndrea Prendi apo gardisti Agim Llupo rrezikojnë burgim të përjetshëm.
“Tashmë kemi një fakt që vjen nga Strasburgu, ku nuk e ka çuar qeveria, por xhaxhai i Aleks Nikës.
Çfarë thotë Strasburgu; drejtësia shqiptare e kohës nuk e hetoi siç duhet, ndaj ky është një krim shtetëror që duhet ndëshkuar gjithë zinxhiri komandues, ndaj është detyrim ligjor të hetohet nga fillimi në mënyrë shteruese. Situata është shumë serioze se personat që akuzohen për këtë vrasje rrezikojnë burgim të përjetshëm se është krim shtetëror dhe vrasje me paramendim. Janë thirrur disa protagonistë të atyre viteve, edhe Tahiri, Ndrea Prendi, ndonjë prej tyre edhe mund të bashkëpunojë se një nga ata dy rrezikon burgim të përjetshëm. Nga 4 vite që ka pasur Agim Llupo ka bërë 1 vit dhe ka dalë. Prokuroria ka thënë që janë zhdukur provat dhe presioni ka qenë shumë i madh ndaj prokurorisë së kohës dhe kryeprokurores Ina Rama që ka qenë shumë e frikësuar sepse presioni ishte shumë i madh”, tha gazetari.
LEXONI GJITHASHTU:
Hakan Fidan pas takimeve me zyrtarët e BE-së: Turqia synon anëtarësimin në SEPA
Kryebashkiakut të Kuçovës nuk i hiqet mandati, Celibashi: Ligji i dekriminalizimit nuk gjen zbatim në rastin e Kreshnik Hajdarit
Vrasja e dhëndrit, Gjykata e Lartë prish dënimin me burgim të përjetshëm për Mexhit Picarin
- 23:25 Dosja “Ura”, BKH arreston Adi Çobën, i akuzuar si organizator i trafikut të heroinës dhe kokainës
- 22:37 Zgjidhet Kryetarja e re e Këshillit Kombëtar të PD-së, ja kush e zëvendëson Palokën
- 22:30 Bombardime ruse në Ukrainë, të paktën 6 të vrarë dhe rreth 50 të plagosur
- 22:28 Uashingtoni paralajmëron Teheranin: Nga marrëveshja bërthamore fitoni më shumë se nga tarifat në Hormuz
- 22:28 SHBA nënshkruan marrëveshjen për ambasadë të përhershme në Jerusalem
- 22:24 Irani: Çdo kërcënim do të marrë përgjigje të menjëhershme, Trump të frenojë aleatët e tij