Socialistët homazhe për 21 janarin, karafila në vendin ku u vranë protestuesit

21 Janar 2025 | 10:19

Këtë të martë shënohen 14 vite nga demonstrata e 21 janarit, ku mbetën të vrarë katër protestues dhe u dhunuan shumë të tjerë.

Në nder të 4 viktimave ashtu si çdo vit tjetër në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” u mbajt një ceremoni përkujtimore ku në mungesë të kryeministrit Edi Rama i cili është në një aktivitet jashtë vendit, morën pjesë kryeparlamentarja Elisa Spiropali, ministrja Balluku dhe Taulant Balla të shoqëruar nga figura të tjera të PS-së si dhe familjarët e 4 viktimave të 21 janarit.

Ata kryen homazhe në nder të Aleks Nikës, Ziver Veizit, Faik Myrtajt dhe Hekuran Dedës dhe vendosën lule në 4 pllakadat përkujtimore në bulevard.

Vendodosja e karafilëve të kuq dhe përkujtimi i tij u pri nga takimi i përvitshëm i familjarëve të viktimave të protestës së 21 janarit me qeverinë. Në mungesë të kryeministrit Edi Rama ata u pritën nga numri dy i qeverisë Belinda Balluku dhe anëtarët e tjerë të qeverisë.

Kryeministri Edi Rama e dha mesazhin e tij nga Zvicra ku po merr pjesë në Forumin e përvitshëm Ekonomik të Davosit. Akuzave të komentuesve në rubrikën “SY m’SY” kreu i qeverisë u përgjigjet me bërjen e reformës në drejtësi dhe përpjekjet që ajo duhet të bëjë për të zbardhur vrasjet e 14 vite më parë në bulevard.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Hani i Hotit dhe Muriqani me fluks të lartë automjetesh, Policia raporton ulje të aksidenteve në Shkodër

Në gjashtë muajt e parë të vitit, përmes pikave kufitare në veri të vendit kanë hyrë dhe kanë dalë mbi 2 milionë shtetas dhe rreth...
17:47 | 24/07/2026

Dy vatra zjarri në Himarë, zjarrfikësit dhe Forcat e Armatosura në terren

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të premte fshatin Pilur, në Bashkinë e Himarës. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, drejt zonës janë...
17:16 | 24/07/2026

Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet

Zhvillime të reja vijnë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku 35-vjeçari Refit Buzi dyshohet se i ka dhënë fund...
16:50 | 24/07/2026