21 janari, Rama: Drejtësia vonon po nuk harron
Këtë të martë shënohen 14 vite nga protesta e 21 janarit e cila doli jashtë kontrollit dhe në momentet e mbylljes së saj u vranë 4 persona ndërsa u dhunuan shumë të tjerë.
Demonstrata u zhvillua nga opozita socialiste e kryesuar nga Edi Rama ndërsa kryeministër ishte Sali Berisha i PD-së i cili qeveriste në koalicion me LSI-në e Ilir Metës.
Protesta e 21 janarit 2011 u thirr pas publikimit të videos mes Zv. Kryeministrit Ilir Meta dhe ministrit Dritan Prifti.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjete sociale në këtë 14-vjetor me një status në rrjete sociale me shprehjen ‘drejtësia vonon por nuk harron’.
Statusi i Ramës
Procedimi penal është regjistruar për vrasjen e Aleks Nikës dhe plagosjen e tre protestuesve të tjerë, Artes Dybeli, Ilia Qesko dhe Ilia Papa.
Në 21 janar 2011 mbetën të vrarë Ziver Veizi, Aleks Nika, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj, ndërsa prokuroria e Tiranës çoi të pandehur ish-komandantin e gardës Nrea Prendi dhe përgjegjësin e njësisë speciale Agim Llupo të cilët në 2013-ën u dënuan nga gjykata për vrasje nga pakujdesia, Prendi me 1 vit burg, Llupo me 3 vite.
SPAK ka nisur marrjen në pyetje për dosjen e 21 janarit, ku deri më tani janë pyetur ish-drejtori i Përgjithshëm i policisë së shtetit Hysni Burgaj, zëvendësi i tij Agron Kuliçaj, deputeti i PS, Xhemal Qefalia, si edhe Saimir Tahiri.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 17:09 Plagosja në Shkodër, arrestohet autori 18-vjeçar. Pranga edhe babait të tij për bashkëpunim në krim
- 17:05 29 vende nënshkruajnë marrëveshjen për të krijuar një organ global bashkëpunimi për inteligjencën artificiale
- 16:56 Deklarata e ministres serbe, reagon eurodeputeti çek. Kërkon përjashtimin e Serbisë nga negociatat me BE-në
- 16:29 Irani u kërkon rebelëve Huthi të mbyllin rrugën e naftës në Detin e Kuq nëse SHBA godet rrjetin iranian të energjisë
- 16:24 Gjykata e Moskës hedh poshtë apelin e Euroclear për asetet e ngrira
- 16:12 India urdhëron ndalimin e marinarëve indianë që të udhëtojnë drejt Hormuzit, shkak situata rajonale