Nga “21 janari” te politikanët në përgjimet e Sky ECC, flet kreu i SPAK
Në një takim informal me gazetarët, kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, dha një pasqyrë të fundit të hetimeve për disa çështje të rëndësishme, duke përfshirë atë të 21 janarit dhe hetimet për krimet zgjedhore.
Dumani sqaroi se vendimi nga Gjykata e Lartë për rihapjen e çështjes së “21 janarit”, u mor në mars të vitit 2024, ndërsa aktet mbërritën në SPAK më 11 korrik, ndërkohë që regjistrimi i procedurës penale pa emra konkretë është bërë më 15 korrik.
“Çdo ditë për këtë çështje kryhen veprime konkrete pasi është një dinamikë që sjell nevojën për veprime të përditshme,” tha Dumani.
Për sa i përket hetimeve për krimet zgjedhore, Dumani theksoi se ai së shpejti do të publikojë strategjinë e hetimit.
“Strategjia thuajse ka përfunduar dhe pritet miratimi i saj. Po ashtu, është menduar edhe një plan veprimi dhe një urdhër, por për momentin nuk mund ta bëj publik urdhrin,” u shpreh ai.
Dumani foli edhe për hetimet e bëra nga komunikimet e zbardhura në platformën Sky ECC.
“Nuk është e vërtetë që nuk ka arrestime të politikanëve, pasi kemi ish-deputetin Jurgis Çyrbja të arrestuar. Ne nuk kemi në dispozicion të gjithë databazën e Sky ECC, në vazhdimësi po kërkojmë kode të tjera kur na dalin në bazë të hetimeve që kemi. Në bazë të rezultateve të deri tanishme, nuk na ka dalë lidhja direkte. Ne si institucion jemi të vëmendshëm që të ndajmë provën nga thashethemi, duke u përpjekur që të jemi sa më objektiv. Tashmë kemi edhe një vendim të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me këtë çështje, ne po presim vendimin e arsyetuar për të parë argumentet. Ne përpiqemi që të mos kemi në dispozicion vetëm komunikimet në Sky ECC, por t’i lidhim ato edhe me prova të tjera. Ju garantoj që në momentin që konstatohet kudo person, dhe nëse kemi prova, do të marrim vendimet tona,” tha kreu i SPAK.
Dumani u shpreh se për çështjen e Tunelit të Llogarasë, SPAK nuk mund të japë informacion të detajuar për shkak të efektit të hetimit. Ai theksoi se çdo informacion mund të ndikojë në zhvillimin e hetimeve.
Sa i përket çështjes së hetimit për Kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, Dumani njoftoi se ajo është ende në fazën e hetimit paraprak. “Nuk mund të bëjmë publike më shumë informacion në këtë fazë,” theksoi ai, duke shtuar se kontrollimet që janë kryer janë mjete për kërkimin e provave.
Dumani u ndal edhe te hetimet për inceneratorët, duke sqaruar se, në momentin kur është vendosur sekuestro, inceneratori i Tiranës ka kaluar nën administratën e shtetit. Ai theksoi se administratori i inceneratorit ka përgjegjësinë për menaxhimin e fondeve dhe po hetohen ata persona që dyshohet se kanë përfituar nga këto fonde.
“Po ashtu, është duke u hetuar edhe për pjesën tjetër të parave,” tha Dumani.
Sa i takon kallwzimeve nga institucionet e tjera Dumani nuk i “kurseu” kritikat.
Dumani: Ka institucione që lënë për të dëshiruar, por ne i kemi inkurajuar që të na furnizojnë me kallëzime kur kanë dyshime për shkelje të ligjit.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestuesit ritheksojnë kërkesat: Dorëheqja e Ramës dhe qeveri teknike
Berisha: PD bën thirrje për çdo shqiptar të mbështesë ndryshimin
Dita e 26-të e protestës në Tiranë, aktivistët dhe qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë
- 20:42 Video prekëse: Burri i moshuar mban gruan e tij për ta qetësuar gjatë tërmetit, brenda apartamentit të tyre
- 20:35 Republikanët në Senat hedhin poshtë rezolutën mbi fuqitë e luftës të Donald Trump
- 20:33 Arakchi: Irani dhe Omani do të zhvillojnë bisedime për menaxhimin e Ngushticës së Hormuzit
- 20:28 Një zjarr shpërthen në Greqinë qendrore, avionë, helikopterë dhe 105 zjarrfikës janë në terren
- 20:23 Rubio e përmbyll turneun në Gjirin Persik me mesazhe qetësuese për aleatët rajonalë
- 20:04 Rritet ndjeshëm trafiku detar në Ngushticën e Hormuzit, niveli më i lartë pas luftës SHBA-Iran