Vendimi i Strasburgut për 21 janarin, Rama: Drejtësia vonon, por nuk harron

15 Nëntor 2023 | 16:48

Kryeministri Edi Rama foli në Asamblenë e Partisë Socialiste në Dibër për vendimin e Gjykatës së Strasburgut për vrasjen e Aleks Nikës nga trupat e Gardës para qeverisë në 21 janar 2011.

Ai e cilësoi një proces farsë, gjë që u vërtetua sipas Ramës dhe nga vendimi që mori gjykata.

Ndër të tjera, kryeministri theksoi se ky është një krim shtetëror që s’mund të mbetet pa u ndëshkuar.

“Do ishte gjykuar zinxhiri i komandimit. Aty nuk është fjala se cili nga plumbat që dolën nga foletë e armëve vrau dhe cili nuk vrau. Aty janë qëlluar pafundësi plumbash ndaj protestuesish që nuk paraqesin asnjë rrezik për askënd. Prandaj çështja është si ka mundësi që pushkët e shteti vrarë qytetarë të këtij shteti. Dhe si ka mundësi që pasi u vranë qytetarët e këtij shteti me pushkët e shtetit si pasojë e hapjes së një zjarri të komanduar nga maja e zinxhirit ky vend nuk pa asnjë vend drejtësie të drejtë por vetëm një rivrasje të dytë një poshtërim të familjeve që humbën njerëzit e tyre. Ky vendim i Gjykatës së të drejtave të njeriut është mishërimi më konkret, më i freskët i shprehjes drejtësia mund të vonojë por nuk harron,” – u shpreh Rama.

Kryeministri foli dhe për reformën në drejtësi, të cilën e renditi si një nga meritat e Partisë Socialiste.

“Është sot kollaj të dalësh e të thuash se këta janë njësoj e erdhi SPAK-u t’u tregojë qejfin të gjithëve. SPAK-u nuk erdhi nga Hëna, nga Amerika apo nga BE-ja, SPAK-u erdhi nga nevoja e madhe e shoqërisë shqiptare për drejtësi, që e mori përsipër ta adresojë Partia Socialiste e Shqipërisë. Patjetër kjo reformë s’do bëhej dot pa mbështetjen e fuqishme të aleatëve, por SHBA-ja dhe BE-ja kanë qenë në Shqipëri që prej vitit 1991, nuk erdhën në 2013-tën dhe 2023-shin. Nëse ky do të ishte një prodhim i gatshëm që vjen me avion do e kishin sjellë me kohë

Nëse nuk ka vullnet shtetbërës të forcës qeverisëse nuk ka fuqi në botë që mund të bëjë me telekomande shtetin për një vend e një popull,” – deklaroi Rama.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026