Çështja Partizani, Berisha: Rama ndryshoi destinacionin e truallit, e kundërligjshme
Ish-kryeministri Sali Berisha zhvilloi katë të mërkurë një komunikim me mediat, ku u ndal tek akuzat e SPAK të ngritura ndaj tij dhe Jamarbër Malltezit në lidhje me çështjen e kompleksit “Partizani”.
Berisha tha se vendimi i ndryshimit të destinacionit të një pjese të territorit të klubit Partizani është bërë nga Rama.
Sipas tij ky vendim është 100 përqind i kundërligjshëm dhe i marrë mbi baza korruptive.
Berisha vijoi akuzat se dhëndri i tij është një i burgosur politik me urdhër të qeverisë.
“Le t’i kthehemi tani dhe të shohim se si përpiqet Edi Rama të mbrojë krimin e tij politik dhe krimin e tij real ligjor.
Ai lëshoi mbrëmë në mediat e Bolinos, një seri mashtrimesh, me të cilat jo vetëm që u përpoq të mbrojë veten për krimet e kryera, konkretisht për shkeljet e ligjit, duke lexuar një për një, ato që ka shkruar në dacibaon e larove të tij.
Rama mbrëmë tha: “Njëri thotë kështu, unë do them të kundërtën, ndërkohë këtu flitet për fakte dhe jo opinione. Leja e firmosur nga unë ka një hartë. Leja që erdhi si rezultat i ndryshimit për ligjin e sportit, ka një hartë. Nxirrni hartat dhe të shohin njerëzit në hartë. Ja ku janë terrenet sportive, vazhdon ai, fusha e Partizanit, etj. Ja edhe godinat me fotografi, ja edhe fushat e tenisit që kanë qenë te klubi i Partizanit. Leja që ka dhënë KKRT e Tiranës është ajo me të kuqe, që ka qenë hyrja djathtas e klubit. Ajo është leja. Leja me jeshile është e firmosur prej meje”.
Ja ku e keni, të firmosur prej tij.
Me këtë deklaratë, ai pranon se ka ndryshuar me firmën e tij me 8 qershor 2006, nga zonë sportive, në zonë urbane të një pjese të territorit të klubit Partizani.
Shtoj këtu se këtë ndryshim, Edi Rama e ka bërë në shkelje flagrante të ligjit. Dhe kjo është absolutisht e vetmja shkelje e ligjit, të cilin larot e tij, Kraja, Millonai dhe Gjoka kanë përmendur në dacibaon e tyre prej qindra faqesh.
Është e vërtetë se ky vendim është firmosur nga unë, Sali Berisha në datë 22 nëntor 2006, por është firmosur thjesht në rol noteri, pasi dhjetë ditë më parë, Gjykata Kushtetuese kishte rrëzuar më 10 nëntor 2006, ligjin që i lejonte qeverisë të ndërhynte në vendimet e Këshillit të Rregullimit të Territorit të bashkisë.
Unë kisha bërë një ligj që të ndërhyja, por ky ligj u rrëzua nga gjykata.
Pra, vendimi i ndryshimit të destinacionit të asaj pjese territorit të klubit Partizani, është 100 përqind i kundërligjshëm, i dënueshëm dhe ka në bazë korrupsionin”, tha Berisha.
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve