“Ka vetëm dy gjini”- DASH mbyll faqen ku përzgjidhej gjinia “X” në pasaportë
Departamenti i Shtetit të SHBA-së ka mbyllur website-in që informonte qytetarët për mundësinë e përzgjedhjes së gjinisë alternative në pasaportat amerikane. Ky veprim ndodhi vetëm një ditë pasi presidenti Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv që njeh vetëm dy gjini, mashkull dhe femër, duke përjashtuar njohjen zyrtare të personave transgjinorë.
Faqja e internetit informonte qytetarët se ata mund të zgjidhnin një nga tre opsionet për shënuesin gjinor në pasaportat e tyre: mashkull (M), femër (F), ose një identitet të papërcaktuar ose alternativ (X).
Në njoftim theksohej se aplikantët nuk kishin nevojë të paraqisnin dokumentacion mjekësor për të ndryshuar shënuesin gjinor.
Tani, faqja në fjalë ridrejton përdoruesit në një seksion të përgjithshëm për informacionin mbi nxjerrjen e pasaportave.
Në urdhrin ekzekutiv të firmosur në ditën e parë në detyrë, Trump deklaroi se qeveria federale do të njohë vetëm dy gjini – mashkull dhe femër – duke argumentuar se “këto gjini janë të pandryshueshme dhe bazohen në realitetin themelor dhe të pakundërshtueshëm.” Kjo lëvizje përmbys politikat e mëparshme që kishin zgjeruar të drejtat e personave transgjinorë dhe jo-binarkë në dokumentet zyrtare.
Aktivistët për të drejtat e njeriut e kanë kritikuar ashpër vendimin, duke e quajtur atë një hap prapa për të drejtat civile në SHBA. “Ky është një sulm i hapur ndaj identiteteve transgjinore dhe jo-binare,” deklaroi Sarah McBride, një aktiviste dhe zyrtare e lartë në Human Rights Campaign.
BBC shkruan se ndryshimi ka ngjallur shqetësime në komunitetet transgjinore brenda dhe jashtë SHBA-së. Ndërkohë që shumë shtete amerikane të drejtuara nga guvernatorë progresistë kanë premtuar të vazhdojnë njohjen e gjinive të ndryshme në nivel lokal.
Nga ana tjetër, mbështetësit e Trump e kanë përshëndetur vendimin duke e cilësuar si një masë mbrojtje ndaj vlerave tradicionale dhe familjes.
LEXONI GJITHASHTU:
BE refuzon pezullimin e kontrolleve të reja kufitare pas thirrjeve nga aeroportet dhe linjat ajrore
Agjenti i ICE-së qëllon për vdekje një shofer në Hjuston, detaje nga vrasja e emigrantit meksikan
Fillon “Ruleta Ruse”, vritet agjentja që ekzekutoi oligarkun ukrainas
- 08:47 BE refuzon pezullimin e kontrolleve të reja kufitare pas thirrjeve nga aeroportet dhe linjat ajrore
- 08:39 Agjenti i ICE-së qëllon për vdekje një shofer në Hjuston, detaje nga vrasja e emigrantit meksikan
- 08:30 Fillon “Ruleta Ruse”, vritet agjentja që ekzekutoi oligarkun ukrainas
- 08:30 Gjoba deri në 200 euro, Varenna rregulla të reja për turistët që lëvizin nëpër fshat pa bluzë ose me rroba banje
- 08:28 Darka në Samitin e NATO-s mes Von der Leyen dhe Erdogan shkon me tensione mes palëve
- 08:24 Izraeli propozim për një tubacion që anashkalon Ngushticën e Hormuzit