Ulja e çmimit të energjisë, Balluku prezanton masat teknike për procesin e ri
Zëvëndëskryeministrja Belinda Balluku ka zhvilluar një takim me administratorët dhe punonjësit e OSHEE-së për lexuesit e matësve të energjisë. Ky takim vjen prej nismës së marrë nga i gjithë sektori energjitik dhe drejtuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë për uljen e cmimit me 10.5%.
Balluku ka shpjeguar masat teknike të cilat janë marrë për të përballuar gjithë procesin e ri që fillon nga data 1 shkurt, ku aplikohet ulja e çmimit.
“Ne kemi ulur me 30% numrin e ankesave të cilat i krahasojmë me vitin 2023. Janë marrë të gjitha masat. Trupa prej 870 lexuesish në Shqipëri do të shkojë rreth 1000 me numrat e ri që do të kemi”, tha Balluku.
Ndër të tjera ajo ka folur dhe lidhur me marrëveshjen trepaleshe mes Shqipërisë, Emirateve të Bashkuara dhe Italisë sa i përket linjës së interkoneksionit.
Linja e interkoneksionit do të lidhë vendin tonë me brigjet italiane. Linja e cila do të lidhë në mënyrë nënujore Shqipërinë me Italinë. Ky fakt e çon vendin tonë në një nivel tjetër të transmetimit të energjisë elektrike. Vendin tonë e shoqërojnë pozicioni i favorshëm gjeografik por dhe gjeopolitik për shkak të rolit që luajmë në Itali”, tha Belinda Balluku.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta