Balluku: Synojmë të mbajmë vendin e parë në Ballkan për energjinë e rinovueshme
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, gjatë një konference për shtyp, ka bërë një prezantim të hapave që qeveria ka hedhur për sektorin energjitik shqiptar sa i përket uljes së çmimit.
Balluku ka folur për gjithë evolimin që ka pasur ky sektor, nga ku ndalet në shifra dhe ndryshime të pasuara vit pas viti.
“Ky sektor ka evoluar shumë duke kaluar një kalvar sakrificash. Po të nisemi në vitin 2005, çmimet ishin të ndara me dy fasha, teksa njëra kishte një ndarje e cila ka rezultuar se nuk ishte e studiuar ndërkohë fasha tjetër që paguhej me 4.5 lekë, gjithashtu fasha mbi 210 kilovatorë paguhej me 9 lekë.
Ndryshimet janë çdo vit, ku tregohet se ka pasur një paqëndrueshmëri dhe as vizion për vazhdimësinë e sektorit energjitik, por pas një viti këto dy fasha bashkohen duke nxjerrë një çmim prej 7 lekësh. Në 2008, fashat rindahen në një nivel tjetër, fashë 300 kilovatorë e cila paguhet me 7 lekë”.
Balluku ndalet në vitin 2010 aty ku rezulton viti me çmimin me të lartë të aplikuar ndonjëherë duke e shpjeguar në shifra.
“Në vitin 2010 kemi çmimin më të lartë historik të aplikuar ndonjëherë ku kemi fashën nën 300 kilovatorë me 7.7 lekë dhe fasha mbi 300 kilovatorë me 13.5 lekë.
Vijojmë në vitin 2015 ku vendoset që fashat të hiqen një herë e mirë dhe vendoset një çmim prej 9.5 lekësh, çmim ky i unifikuar që do jetë në fuqi deri në 1 shkurt 2025”, shtoi ministrja.
Ajo ka vënë në dukje gjithashtu faktin sesi Shqipëria mban vendin e parë në Ballkan sa i përket energjisë së rinovueshme, duke synuar për mos ta humbur një vend të tillë me anë të proceseve të tjera që e presin Shqipërinë lidhur me burimet e rinovueshme.
“Shqipëria nuk do e humb vendin e parë në Ballkan sa i përket energjisë së rinovueshme dhe ne synojmë të jemi kampionët e Ballkanit përmes një portofoli të diversifikuar.
Kemi nisur punën për një tjetër burim të rinovueshëm që është ai i energjisë eolike që kërkon më shumë kohë për zbatim, e kemi nisur si proces sepse 222 mega do të vinë nga ankandi shtetëror i cili është përmbushur”, ka thënë ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
LEXONI GJITHASHTU:
Në 1 gusht luan në Serbi, Kampioni Denis Buzukja: Zemra gjëja kryesore në UFC, shqiptarët e kanë këtë
Gazetari shqiptar në SHBA tregon historinë e Goxhajt në luftën e Kosovës: Dokumenti t’i nënshtrohet ekspertizës
Ish-themeluesi UÇK-së, Xhavit Haliti: Goxhaj të tregojë kë ka pasur komandant
- 09:58 “Ich bin ein Berliner”, 63 vjet nga fjalimi i famshëm i Kennedyt
- 09:57 Sherr masiv mes disa personash në Kosovë, 3 të lënduar. Shpallen në kërkim autorët
- 09:49 Rritet në 304 numri i viktimave nga virusi Ebola në Kongo, 1155 raste të infektuara
- 09:45 Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë
- 09:38 Do të votohet në nëntor, çfarë është taksa e propozuar për miliarderët në Kaliforni?
- 09:31 Koreja e Veriut teston sisteme të raketave, Kim Jong Un: Situata ndërkombëtare kërkon epërsi të plotë në forcën ushtarake