Eksperti zbulon kuptimin e fshehur pas gjestit të çuditshëm të dorës së Barron Trump
Një ekspert i gjuhës së trupit ka shpjeguar një sërë gjestesh të duarve dhe kuptimin e tyre, duke përfshirë atë të bërë nga Barron Trump në inaugurimin e babait të tij.
Ndërsa ai ishte një fëmijë i vogël kur Donald Trump u bë president për herë të parë në vitin 2017, Barron Trump është dukshëm më i rritur tani.
Barron, tani 18 vjeç, kishte vwmendjen e shumë syve gjatw inaugurimit, jo vetëm sepse babai i tij e thirri atë përpara të gjithëve për të thënë se Barron kishte sugjeruar podkaste, si për shembull The Joe Rogan Experience, për të cilën Donald Trump pretendoi se e ndihmoi të lidhej me votuesit e rinj.
Ndërkohë, në një moment, Barron Trump ishte ulur dhe i bashkoi duart në një mënyrë të ngjashme me zotin Burns nga The Simpsons, një gjest që njihet si ‘kambana e politikanit’.
Sipas ekspertit të gjuhës së trupit, Darren Stanton, kur njerëzit bëjnë ‘kambanwn e politikanit’, supozohet të përçojë një ‘pozicion autoritar’.
Stanton i tha The Sun se gjesti i dorës nuk ka për qëllim të përcjellë se dikush mendon se është më i mirë se ju, por se ai ndihet në një pozicion autoriteti në atë moment të caktuar.
Eksperti i gjuhës së trupit tha se kjo ‘shfaqje e autoritetit’ mund të nënkuptojë gjithashtu ‘vlerësim’ në disa mjedise.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje